Shpenzimet janë të larta – Ja sa kushton shuarja e zjarrëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 19:22

Shpenzimet janë të larta – Ja sa kushton shuarja e zjarrëve

Rreth 9 mijë euro në ditë nga arka e shtetit shpenzohen për karburant për tre air-traktorët gjatë shuarjes së zjarrit këtë verë, shkruan Alsat.

Megjithatë, në këtë shumë nuk përfshihen shpenzimet e pagave të punonjësve, rregullimi i automjeteve dhe karburanti i përdorur nga helikopterët nga Serbia, Turqia, Sllovenia, Rumania dhe Qiproja që ndihmuan në shuarjen e zjarreve.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, gjatë muajve korrik dhe gusht, kur kemi pasur numër të madh të zjarreve të hapura në vend, gjashtë orë për çdo ditë kanë ndërhyrë për fikje tre air-traktorë, dy prej të cilëve drejtohen nga pilotë të pensionuar.

“Secili nga air-traktorët ndërhyn dy herë nga tre orë në ditë. Në gjysmën e rasteve kanë ndërhyrë dy air-traktorë kurse në gjysmën tjetër tre air-traktorët gjatë këtij sezoni të zjarreve janë pothuajse çdo ditë në terren. Air-traktorët shpenzojnë 300 deri në 350 litra karburant në orë dhe në gjashtë orë mund të lëshojnë rreth 20 deri në 30 ton ujë”, thonë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Pyjet kombëtare nuk kanë ende informacione se sa hektarë pyje janë djegur gjatë sezonit aktual të zjarreve kurse sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Krizat, përveç faktit se numër i madh i zjarreve janë regjistruar në dy muajt e fundit- gjithsej 730 deri më 19 gusht dhe 765 zjarre në korrik. Numër i madh i zjarreve këtë vit janë vërejtur edhe gjatë periudhës së dimrit dhe pranverës.

“Në muajin shkurt janë regjistruar gjithsej 538 zjarre në hapësirë ambient të hapur, prej të cilave 49 zjarre në pyje. Në muajin mars janë regjistruar 171 zjarre të përmasave të mëdha, nga të cilat 14 zjarre në pyje. Në prill, ka pasur gjithsej 289 zjarre në hapësirë të hapur dhe gjithsej 57 zjarre në pyje”, thonë nga QMK.

Dëmet e përgjithshme nga zjarret për këtë verë pritet të vlerësohen ndërsa drejtori i QMK-së Stojançe Angellov së fundi për mediat tha se dëmi do të jetë shumë më i madh sesa blerja e air-traktorëve të ri, që do të mund të na ndihmojnë më tej në shuarjen e zjarrit./ Alsat.mk

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 19:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?