Shtyhen pagat në disa institucione shtetërore, alarm edhe në ЕSМ –LDSM akuzon qeverinë për zbrazjen e arkës së shtetit

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Nëntor, 2026 09:11

Shtyhen pagat në disa institucione shtetërore, alarm edhe në ЕSМ –LDSM akuzon qeverinë për zbrazjen e arkës së shtetit

Në kohën kur vendi po përballet me pasojat e krizës rreth Alta Bankës, në disa institucione shtetërore është vonuar pagesa e pagave, përfshirë edhe në kompaninë më të madhe energjetike shtetërore, ESM. Këtë e bëjnë të ditur nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), duke pretenduar se punonjësit janë të shqetësuar për vonesën e pagës së tetorit.

Sipas SDSM-së, punonjësit e ESM-së zakonisht i kanë marrë pagat gjatë pesë ditëve të para të muajit, ndërsa këtë herë nuk dihet se kur do të realizohet pagesa.

„Sipas informacioneve, punonjësit e ESM-së kanë marrë edhe mesazhe SMS se ende nuk dihet saktësisht kur do të paguhet paga e tetorit dhe se duhet të jenë të durueshëm“, thuhet në reagimin e partisë opozitare.

Nga SDSM shtojnë se ankesa për probleme me pagesat përmes Thesarit kanë ardhur edhe nga disa komuna, duke ngritur pikëpyetje për gjendjen e financave publike.

„Çfarë po ndodh? A e kanë zbrazur Mickoski dhe VMRO-ja deri në atë masë arkën e shtetit, saqë nuk mund të përmbushen as detyrimet e rregullta?“, pyesin nga LSDM.

Partia opozitare thotë se prej muajsh ka paralajmëruar për gjendjen e rëndë buxhetore. Sipas pretendimeve të saj, deficiti në buxhet arrin rreth 900 milionë euro, ndërsa borxhi publik po rritet në mënyrë të pakontrolluar.

SDSM akuzon kryeministrin Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-në se përmes politikave të tyre kanë krijuar borxh të ri prej katër miliardë eurosh brenda dy vitesh dhe se deri në fund të vitit borxhi publik mund të kalojë 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

„Prandaj bëhet rishikimi i dytë i buxhetit, prandaj ka huamarrje – nuk ka para për pagë minimale prej 600 eurosh, nuk ka para për bujqit, arka është bosh“, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Deri më tani, në reagimin e partisë opozitare nuk paraqiten dokumente apo të dhëna zyrtare që do t’i konfirmonin pretendimet për pamundësinë e pagesave përmes Thesarit dhe gjendjen e arkës së shtetit. Pretendimet për vonesat dhe gjendjen buxhetore mbeten akuza të SDSM-së, në pritje të një sqarimi nga institucionet kompetente. Gazeta Flaka

25

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Nëntor, 2026 09:11
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
25

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“