VOX: Integrimi evropian nën dyshim: Shumica e qytetarëve pesimistë për rrugën drejt BE-së

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Dhjetor, 2025 08:17

VOX: Integrimi evropian nën dyshim: Shumica e qytetarëve pesimistë për rrugën drejt BE-së

Flaka ka publikuar rezultatet e sondazhit të fundit lidhur me procesin e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Sondazhi u publikua më 14 dhjetor 2025, në ora 00:35, ndërsa përfundoi sot në ora 08:00.

Pyetjes: “A mendoni se Maqedonia e Veriut po shkon në rrugën e duhur drejt inkuadrimit në Bashkimin Evropian?” i janë përgjigjur gjithsej 420 votues.

Sipas rezultateve:

  • 91 qytetarë apo 22% janë shprehur se Maqedonia e Veriut po shkon në rrugën e duhur drejt inkuadrimit në BE;
  • 329 qytetarë apo 78% kanë vlerësuar se vendi nuk po shkon në rrugën e duhur drejt Bashkimit Evropian.

Rezultatet e këtij sondazhi pasqyrojnë një shkallë të lartë skepticizmi të opinionit publik ndaj progresit evropian të vendit, në një periudhë të shënuar nga bllokada politike, reforma të ngadalta dhe pasiguri në procesin e integrimit.

Rezultatet e plota të sondazhit do të publikohen në rubrikën VOX në Flaka. Redaksia paralajmëron se çdo javë do të realizohet një anketë e re, me qëllim matjen e mendimit të opinionit publik mbi tema aktuale dhe problematika që prekin drejtpërdrejt qytetarët.

Sondazhi:

54

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Dhjetor, 2025 08:17
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
54

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë