“SOS Vita” me kërkesa për Qeverinë në ardhje

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2024 19:03

“SOS Vita” me kërkesa për Qeverinë në ardhje

Personat me aftësi të posaçme ankohen se Qeveria në ikje nuk bëri mjaftueshëm për përmirësimin e gjendjes së tyre. Nga shoqata SOS Vita apelojnë deputetët e sapozgjedhur dhe Qeverinë e ardhshme të bëjë ndryshime ligjore, posaçërisht në aspektin shëndetësor.

“Fatkeqësisht, një person me aftësi të kufizuara jeton me 11 mijë denarë, vetëm barnat janë mbi 12 mijë denarë. Një herë e përgjithmonë të rregullohen çështjet e personave me nevoja të veçanta. Pse një person me aftësi të kufizuara kur është qind për qind i palëvizshëm pse të pret të shkojë nëpër komisione të ndryshme. Unë jam 31 vjet në karrocë elektrike, a duhet që çdo herë ti tregoj komisionit që a jam a nuk jam person me aftësi të kufizuara. Ta marrin parasysh deputetët dhe ministrat që një herë e përgjithmonë të bëhet një jetë më e mirë për personat me nevoja të veçanta”, deklaroi Ertan Shaqiri, SOS Vita.

Zhivko Milevski tha se përveç pajisjes me karroca falas nga shteti është e domosdoshme të bëhen ndryshime edhe në listën pozitive të barnave.

“Deri në moshën 65 vjeçe nuk mund të marrim nga shteti karrocë, patjetër të anëtarësohemi në ndonjë shoqatë që të kemi të drejtë për karrocë ndërsa ne pa karrocë nuk mund të funksionojmë. Duhet të bëhet një listë e re pozitive për ato barna që vërtet na duhen. Nuk kemi ku të qarkullojmë, lëvizim nëpër rrugë, makinat pas nesh i bien burive, nuk ka nevojë për një gjë të tillë, unë nuk jam i sëmurë mentalisht që mos të largohem”, u shpreh Zhivko Milevski, me aftësi të posaçme.

Për momentin, në shoqatën SOS Vita ka mbi 400 anëtarë me diagnoza të ndryshme, të cilët sipas drejtuesve të shoqatës kanë nevoja të shumta për të mbijetuar. /Alsat.mk

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Maj, 2024 19:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?