Tetori Rozë në Gostivar – Valbon Limani premton 150 mamografi falas çdo vit për gratë

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Tetor, 2025 23:23

Tetori Rozë në Gostivar – Valbon Limani premton 150 mamografi falas çdo vit për gratë

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit – i njohur ndryshe si “Tetori Rozë” – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) organizoi sot një aktivitet sensibilizues në sheshin e qytetit të Gostivarit.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryetari aktual i Komunës dhe kandidati për një mandat të ri nga AKI, Valbon Limani, si dhe bartësi i listës për Këshillin Komunal, Valdet Xhaferi.

Duke folur për rëndësinë e parandalimit të kancerit të gjirit, Limani u shpreh:

“Përmes informimit të drejtë dhe kontrolleve të rregullta, mund të shpëtojmë jetë. Prandaj ndërgjegjësimi është hapi i parë drejt parandalimit.”

Si pjesë e programit të tij shëndetësor, Limani premtoi *150 mamografi falas çdo vit për gratë e Gostivarit*, nëse fiton një mandat të ri. Ai shtoi gjithashtu se do të angazhohet që spitali i qytetit të pajiset me mamograf modern, për të garantuar qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në diagnostikim.

Gjatë aktivitetit, u shpërndanë edhe fletushka informuese me mesazhe ndërgjegjësuese, si pjesë e përpjekjes për të ndërtuar një komunitet më të shëndetshëm dhe më të informuar.

242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Tetor, 2025 23:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?