U ndërtua përpara amfiteatrit të Durrësit/ Vila romake dykatëshe 1200 metra katrorë, thesaret që zbulohen nga rrënojat

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 20:35

U ndërtua përpara amfiteatrit të Durrësit/ Vila romake dykatëshe 1200 metra katrorë, thesaret që zbulohen nga rrënojat

Një vilë romake me pishina, të paktën 2 katëshe, me gjurmë të kulturës ilire dhe po ashtu gjurmë paleokristiane është zbuluar në kodrën e Shën Gjergjit në Durrës. Deri më tani, shtrirja e saj shkon në 1200 metra katrorë, por arkeologët mendojnë se mozaikët, termat dhe strukturat e saj flasin për një hapësirë dyfishe. “News 24” ka vizituar sitin arkeologjik dhe sjell detajet më të reja të 7 shekujve qytetërime përmes drejtuesit të gërmimeve, Luan Përzhita.

Ajo gjendet pak metra nga amfiteatri i Durresit, por arkeologu Përzhita tregon se është ndërtuar përpara tij. “Në fillim doli në dritë mozaiku i vilës që është më i madh se sa pjesa që kemi zbuluar deri më tani. Vila është e shek. I para erës sonë dhe na tregon se qyteti ishte shumë i zhvilluar. Të dhënat e dala në dritë na bëjnë të mendojmë se vila u ndërtua mbi struktura të një kulture vendase. Durrësi antik me amfiteatrin matanë dhe e vilën këtu flet për një nivel i larte jetese”, pohon Përzhita.

Sipas arkeologut që po drejton gërmimet, vila ka pasur disa pishina, një kopësht të madhe, mozaikë dhe afreske. Mozaiku me hekzagon është ende i pazbuluar plotësisht. Ai gjendej në qendër të vilës, në atrium. Ende nuk e dimë kujt i përkiste. Kemi gjetur disa mbishkrime por ende nuk kemi një emër. Datimi është bërë pasi janë gjetur monedha të perandorit Germanikus, pjesë e familjes së Cezarit. Deri tani janë zbuluar 1200 metra katrorë të vilës, por vila s’është gërmuar e plotë. Vila të kësaj natyre shkonin deri në 2500m”, pohon ai.

Kultura ilire e romake që dëshmohet nga gjetjet, ndiqet nga elementet më të vonshme paleokristiane, që identifikohen përmes kryqeve dhe strukturave që krijojnë formën e një objekti kulti. Duket se jo më kot, zona njihet si kodra e Shën Gjergjit dhe këtu mund të ketë qenë edhe vend pelegrinazhi. Dhomat e vilës kanë qenë me afreske dhe këtë e shohim në zona të ndryshme. Ne kemi gjetur kulturë të shek.. 3 dhe 2 para erës së re, por duhet të kemi parasysh se në vitin 180 vila është djegur, më pas është bërë punishte qeramike. Një pjesë e strukturave kuptohet që janë shembur si pasojë e një tërmeti’’, pohon Përzhita.
Krahasuar me vila të tjera romake, kjo vilë është më e hershme se vila pranë Mozaikut në Tiranë dhe është pothuaj e njëkohshme me një vilë të ngjashme pranë Butrintit. Një pjesë e rëndësishme e vilës janë termat, që kanë qenë vetëm për familjen që e ka banuar atë.

Qeramikë nga Spanja e Italia e 400 monedha janë gjetur gjatë gërmimeve ndërsa gërmimet e vitit të ardhshëm mund të nxjerrin në dritë më shumë mbi vilën dhe historinë e Durrësit nga shek. 3-2 para erës sonë deri të paktën në shek.. 6 të erës sonë, duke qenë se deri tani, siç pohon Përzhita, arkeologët vetëm kanë testuar dhe ende nuk dinë shtrirjen e plotë të saj.

12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 20:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?