Valbon Limani: Grante prej 60.000 denarësh për të rinjtë që hapin biznese në Gostivar

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Tetor, 2025 12:55

Valbon Limani: Grante prej 60.000 denarësh për të rinjtë që hapin biznese në Gostivar

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar komune të Gostivarit nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, prezantoi një pjesë të programit të tij për rininë gjatë një debati të organizuar në qendrën rinore “iCan”. Në fokus të programit qëndron mbështetja për start-up-et dhe përfshirja aktive e të rinjve në jetën komunitare dhe në vendimmarrje. Një nga pikat kyçe të këtij programi është ofrimi i granteve prej 60.000 denarësh për të rinjtë nën 30 vjeç që synojnë të hapin bizneset e tyre.

“Çdo vit do të mbështeten 30 të rinj përmes kësaj skeme, me qëllim zhvillimin dhe realizimin e ideve afariste,” deklaroi Limani.

Një tjetër iniciativë është emërimi i ‘Ambasadorëve të Respektit’ në shkolla.

“‘Ambasadorët e Respektit’ do të promovojnë mesazhe kundër bullizmit dhe do të luajnë rol kyç në parandalimin e kësaj dukurie në institucionet arsimore,” shtoi më tej Limani.

Ai theksoi gjithashtu se Komuna e Gostivarit ka përmbushur të gjitha obligimet që rrjedhin nga Ligji për Politikat Rinore, duke krijuar edhe tre qendra rinore, përfshirë “iCan”, ku u zhvillua debati. Limani shtoi se të gjitha propozimet dhe idetë e të rinjve do të merren seriozisht dhe do të integrohen në politikat e ardhshme të komunës.

Ndërkaq, bartësi i listës për Këshillin Komunal të Gostivarit nga AKI, Valdet Xhaferi, theksoi se lista e kandidatëve përbëhet nga një numër i madh të rinjsh, duke theksuar se përfshirja e tyre do të ndihmojë në zgjidhjen më efikase të sfidave me të cilat përballet rinia.

“Programi i AKI-së për rininë në Gostivar synon krijimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve, si dhe rritjen e përfshirjes së tyre në jetën publike,” tha Xhaferi.

Gjatë debatit u theksua rëndësia e mbështetjes për programe që motivojnë të rinjtë të jenë pjesë aktive e komunitetit dhe e procesit të vendimmarrjes.

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Tetor, 2025 12:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?