Valbon Limani panelist në Forumin Ekonomik për Korridorin VIII në Tiranë: Gostivari në nyje strategjike të zhvillimit rajonal

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Shkurt, 2026 19:18

Valbon Limani panelist në Forumin Ekonomik për Korridorin VIII në Tiranë: Gostivari në nyje strategjike të zhvillimit rajonal

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, mori pjesë si panelist në Forumin Ekonomik “Ndërlidhja Strategjike dhe Rritja Ekonomike Rajonale: Potenciali Ekonomik i Korridorit VIII”, organizuar nga Ministria për Evropën dhe Diasporën në Tiranë. Në këtë forum morën pjesë figura të larta shtetërore nga Shqipëria, rajoni dhe Evropa.

Në fjalën e tij, Limani theksoi se Korridori VIII nuk është më vetëm një projekt në letër, por një realitet në terren, me progres të dukshëm në aksin Tetovë–Gostivar dhe Gostivar–Kërçovë, që kalon edhe nëpër territorin e Komunës së Gostivarit.

Ai nënvizoi ndikimin e drejtpërdrejtë të këtij korridori në zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, përkrahjen e turizmit dhe rritjen e konkurrueshmërisë së rajonit.

Gjatë diskutimit, Limani vuri në pah edhe rëndësinë strategjike të portit të ri të Porto Romano në Durrës, i cili sipas tij do t’i shërbejë jo vetëm Shqipërisë, por edhe Maqedonisë së Veriut dhe rajonit më gjerë, duke mundësuar dalje më të shpejtë në det dhe ulje të kostove logjistike.

Ai theksoi se si komunë janë të përkushtuar që zhvillimi i Korridorit VIII të ecë paralelisht me mbrojtjen e mjedisit, rritjen e sigurisë rrugore dhe sigurimin e përfitimeve konkrete për qytetarët e Gostivarit.

Sipas Limanit, Korridori VIII përfaqëson një mundësi historike për transformimin ekonomik të rajonit dhe për forcimin e ndërlidhjes strategjike mes vendeve të Ballkanit dhe më gjerë. Gazeta Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Shkurt, 2026 19:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?