Vdekja e pacientes, Taravari: Nuk ka lëshime, pacientja vuante nga leukemia akute

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 19:19

Vdekja e pacientes, Taravari: Nuk ka lëshime, pacientja vuante nga leukemia akute

Ministri i shëndetësisë Arben Taravari pohon se pacientes që dje humbi jetën dhe ishte e infektuar me Kovid 19, i është ofruar trajtimi i nevojshëm sipas të gjitha protokolleve, dhe për këtë rast ai siguron se nuk ka gabim mjekësor. Ai thotë se pacientja ka qenë edhe me leukemi akute, ndërsa, se cila është arsyeja kryesore e vdekjes së saj, tha se duhet të pritet raporti përfundimtar.

“Për pacienten është thirrur dhe konsultuar anesteziologu dhe infektologu dhe dhe janë dhënë propozime për terapinë. Na duhet definitivisht  ta dimë se prej çfarë ka vdekur pacientja. E di se këto ditët e fundit ka marrë përsëri terapi, që zakonisht është periudhë e rënd pas marrjes së terapisë. Megjithatë nuk ka gabim mjekësor, për këtë garantojë se pacientja është trajtuar sipas të gjitha protokolleve, garantoj se i është ofruar trajtimi i plotë, kjo është e sigurt”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.

Edhe sot LSDM-ja kërkon hetim dhe përgjegjësi për vdekjen e pacientes, që sipas tyre nuk është pranuar në kujdesin intensiv.

“Për këtë skandal duhet të ketë përgjegjësi. Ministri Taravari të mos pres siç priste dje, dhe menjëherë të punojë për zbardhjen e këtij rasti. Gjithashtu të punojë edhe për rregullimin e gjendjes në klinikën infektive që të mos ketë vdekje tjetër”, tha Bogdana Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Pacientja që dje humbi jetën ka qenë rreth moshës 50 vjeçare./Alsat.mk

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 19:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?