Vëreni veturat zyrtare në aktivitete zgjedhore? Denoncon në numrin 070 399 050

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Shtator, 2025 11:02

Vëreni veturat zyrtare në aktivitete zgjedhore? Denoncon në numrin 070 399 050

Si pjesë e masave të Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta për t’i dhënë fund keqpërdorimit të automjeteve zyrtare dhe për të rritur transparencën, qytetarët do të kenë mundësi të raportojnë përdorimin e paligjshëm, partiak ose privat të këtyre automjeteve në numrin 070 399 050 dhe në adresën elektronike prijavizloupotreba@sozr.gov.mk.

Në vijim është procedura për unifikimin e automjeteve me targa të posaçme, të cilat janë lehtësisht të dukshme dhe dallojnë qartë automjetet zyrtare nga ato private.

Drejtori i SOPP-së, Ivica Tomovski, njoftoi dje se deri më tani mbi 500 automjete zyrtare në mbarë vendin janë pajisur me targat e reja, ndërsa një pjesë tjetër është në proces, i cili pritet të përfundojë brenda dy javësh, deri në afatin e përcaktuar për unifikimin e të gjitha automjeteve.

“E inkurajoj qytetarët të raportojnë dyshimet për keqpërdorime. Ne do t’i përcjellim ato në institucionin kompetent, për të nisur hetimet, për të konfirmuar çdo shkelje të mundshme dhe për të ndërmarrë masat ndëshkuese përkatëse”, deklaroi Tomovski.

Megjithatë, edhe pse masa është mirëpritur, mbeten dilema për mundësinë e keqpërdorimeve. Kjo, pasi automjetet e ministrave dhe funksionarëve të lartë ende posedojnë targa rezervë civile – një praktikë e njohur për arsye sigurie. Nëse këto targa nuk u hiqen zyrtarëve, sipas njohësve, ekziston rreziku që automjetet të përdoren për qëllime private, ashtu siç ka ndodhur edhe para aplikimit të kësaj mase qeveritare. Flaka

73
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Shtator, 2025 11:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
73
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?