Veturat me targa të posaçme, film apo transparencë ?- Ministrat kanë targa rezervë!

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Shtator, 2025 11:10

Veturat me targa të posaçme, film apo transparencë ?- Ministrat kanë targa rezervë!

Qeveria ka nisur procesin e unifikimit të veturave zyrtare me targa të posaçme, duke e paraqitur si masë për rritjen e transparencës dhe shmangien e keqpërdorimeve. Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SOPP) ka njoftuar se qytetarët mund të raportojnë përdorimin e paligjshëm, privat ose partiak të automjeteve zyrtare në numrin 070 399 050 dhe në adresën prijavizloupotreba@sozr.gov.mk.

Sipas të dhënave të para, mbi 500 automjete zyrtare në mbarë vendin tashmë janë pajisur me targat e reja, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfundojë brenda dy javësh. Drejtori i SOPP-së, Ivica Tomovski, deklaroi se masa do të ndihmojë në dallimin e qartë mes veturave zyrtare dhe atyre private, duke shtuar:

“E inkurajoj qytetarët të raportojnë dyshimet për keqpërdorime. Ne do t’i përcjellim ato në institucionin kompetent, për të nisur hetimet dhe për të ndërmarrë masat ndëshkuese përkatëse.”

Megjithatë, përtej këtij prezantimi qeveritar, ekspertët dhe opinioni publik paralajmërojnë se transparenca e shpallur mund të mbetet më shumë një “film qeveritar” sesa një garanci reale. Arsyeja qëndron në faktin se veturat e ministrave dhe funksionarëve të lartë ende posedojnë targa rezervë civile, një praktikë e justifikuar për arsye sigurie.

Kjo nënkupton se, nëse këto targa nuk u hiqen, ekziston rreziku i madh që automjetet zyrtare të përdoren për qëllime private ose partiake, duke anashkaluar sistemin e ri të transparencës. Në këtë mënyrë, përkundër targave të reja të dukshme, mbetet hapësirë për keqpërdorime të ngjashme me ato të së kaluarës.

73
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Shtator, 2025 11:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
73
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?