VLEN-i ia mohon AKI-it të drejtën të flasë për “Botën Serbe”

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shtator, 2025 08:58

VLEN-i ia mohon AKI-it të drejtën të flasë për “Botën Serbe”

Koalicioni në pushtet, VLEN ka reaguar ashpër ndaj BDI/AKI-së, duke i akuzuar se nuk kanë as moralin dhe as kredibilitetin për të folur për “botën serbe”.

“BDI/AKI me gjysmën e kryesisë në lista të zeza ndërkombëtare nuk kanë as moralin dhe as kredibilitetin të flasin për ‘botën serbe’, sepse Abaz Xhuka i UÇK-së nga korrupsioni përfundoi në Ali Ahmetin e Soravisë. Nëse dikush për dy dekada i ka shërbyer interesave të Serbisë, atëherë janë pikërisht ata që sot bëjnë moral me ‘shqiptarinë’. Shkurt e shqip sa keni punuar ju për shqiptarët, aq ka punuar Mijallkovi për drejtësinë,” thuhet në reagimin e VLEN-it.

Sipas VLEN-it, në vend që të ofrojnë ide për jetën e përditshme të qytetarëve, BDI/AKI manipulojnë dhe shpifin vetëm për të mbuluar korrupsionin.

“Vetë raporti i Western Balkans Anti-Disinformation Hub paralajmëron për rrezikun e keqpërdorimit të marrëdhënieve ndëretnike për dezinformata dhe tensione, pra, modeli i pastër i BDI/AKI-së,” thekson më tej VLEN.

Ata përmendin një sërë bashkëpunimesh që i quajnë të errëta dhe në dëm të interesave shqiptare:

  • “Ballkani i Hapur” i kundërshtuar nga Kosova dhe VLEN;
  • 11 takime të Bujar Osmanit në Beograd dhe asnjë në Prishtinë;
  • Plani 9-pikësh në dëm të Kosovës;
  • Fatmir Besimi duke shtrënguar duart me gjeneralë serbë të akuzuar për krime lufte;
  • Hyrja e MTEL-it serb në tregun e Maqedonisë së Veriut;
  • Tentativa për t’ia dorëzuar Tetovën oligarkut të sanksionuar Daka Davidoviq;
  • Nënshtetësia për Onishçenkon e nënshkruar nga Artan Grubi.

“Madje edhe simbolikat e Car Dushanit, Car Samoilit, kuajve e luanëve janë pjellë e politikave të BDI-së,” vijon reagimi.

VLEN përfundon se shqiptarët nuk kanë përballë “botën serbe”, por botën e korrupsionit 20-vjeçar të BDI/AKI-së:

“Kjo është e vërteta e BDI/AKI-së. Nuk ekziston ‘botë serbe’, por ekziston bota e korrupsionit dhe e katarahurës së 20 viteve pushtet, që shihet me sy të lirë në çdo komunë ku ata qeverisin. Shqiptarët meritojnë më shumë dhe sot alternativa e vetme reale për ndryshim është VLEN.” Flaka

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Shtator, 2025 08:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?