Vrasja në Shkup, nga Policia ende nuk ka një njoftim zyrtar. Flitet se viktima është një avokat!?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2024 10:35 Përditësuar

Vrasja në Shkup, nga Policia ende nuk ka një njoftim zyrtar. Flitet se viktima është një avokat!?

Ajo që dihet deri më tani është se jozyrtarisht viktima është avokat maqedonas ndërsa dorasi flitet se ka lëvizur me një makinë me targa belge.

Sipas dëshmitarëve, viktima tashmë ishte qëlluar nga një person i cili më parë kishte hapur bagazhin e tij dhe kishte marrë një pako prej andej.

Nuk dihet se çfarë përmban pako. Nga MPB ende ska njoftim zyrtar po ka përcjellje të madhe të forcave të policisë duke ndjekur edhe nga ajri. Sipas disa informatave jozyrtare policoa duket se e ka lokalizuar dorasin por asgje nuk është e konfirmuar.Monitor.mk

Gjysma e Shkupit e blinduar, Policia në kërkim të vrasësit!

Pas vrasjes që ndodhi pak orë më parë në parikng tek “Mavrovka”, policia tanimë është vënë në kërkim edhe me helikopter, shkruan Alsat.

Poashtu, policia ka mbyllur të gjitha rrugët, nëpër Saraj, Nerez, Gazi Babë, etj. Sipas disa informatave është në kërkim edhe të një makine audi të zezë pa targa.

Vrasje në parkingun e QT Mavrovasja në Shkup

Para disa minutave në parkingun para qendrës tregtare “Mavrovasja” ka ndodhur një vrasje, për të cilën nuk dihet ende shkaqet e saj.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur jasht makinës së të ndjerit, i cili ishte i shoqëruar nga një grua.

Tashmë ambulanca është në vendin e ngjarjes e cila po bën tërheqejen trupit, derisa gruas që ishte prezent i është konfirmuar vdekja e personit.

Policia e ka bllokuar vendin, ndërsa janë vënë pas veturës që iku nga vendi i ngjarjes e që me shpejtësi të madhe u drejtua nga rruga majtas udhëkryqit drejt Bit Pazarit. 

Pritet që autoritetet më vonë të dalin me detaje rreth kësaj ngjarje. Lajmi në përditësim…

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2024 10:35 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?