Zgjedhjet në RMV, BE: Forcat politike ta mbështesin rrugën evropiane të RMV-së

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 19:15

Zgjedhjet në RMV, BE: Forcat politike ta mbështesin rrugën evropiane të RMV-së

Bashkimi Evropian beson se të gjitha forcat politike në Maqedoni të Veriut do ta mbështesin përparimin e vendit në rrugën evropiane, tha sot zëdhënësja e Komisionit evropian për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Ana Pisonero lidhur me pritjet nga zgjedhjet e nesërme presidenciale dhe parlamentare.

Ana Pisonero, zëdhënësja e Komisionit evropian

“Ne qartë e mbështesim perspektivën për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe shpresojmë se do të kemi mundësi ta hapim procesin negociues sa më aprë. BE-ja e ndjek me kujdes procesin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare”.

Ajo theksoi se Këshilli i Evropës në konkludimet e veta dha indikacione të qarta duke potencuar se “Maqedonia e Veriut u obligua ta ndryshojë Kushtetutën”. “Shpresoj se edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria do të mund t’i hapin negociatat rreth Klasterit të parë – Të drejtat themelore, sa më parë të jetë e mundur. Vendimi se kur do të thirren Konferencat e ardhshme ndërqeveritare tani është në duart e vendeve anëtare”, tha Ana Pisonero. /SHENJA/

108
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 19:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
108
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?