Fronti Europian sot ju fton në sheshin Iliria në Tetovë në tubimin qendror
Fronti Europian sot do të mbaj Tubimin Qendror në qytetin e Tetovës në sheshin Iliria.
Tubimi do të filloi me fillim nga ora 20:00 ndërsa për të njejtin është premtuar një spektakël madhështor edhe nga zëvendëskryeministri, Artan Grubi.
Ai shkruan “Të gjitha rrugët çojnë në Tetovë ku dhjetëra mijëra prej nesh do i këndojmë bashkë me Ilir Shaqirin dëshmorit Mujdin Aliu dhe do të vulosim fitoren europiane! Mos e leni pa ardhë, nga Struga deri në Likovë, epiqendra europiane është Tetova!”.
Kujtojmë se në tubimin përmbyllës të Frontit Europian për garën presidenciale, në sheshin e Shkupit kishte të pranishëm mbi 50 mijë qytetarë.
Në atë garë, kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani shënoi fitore diferencuese me rreth 40 mijë vota më shumë, përballë kundërkandidatit nga Opozita Shqiptare.
SPB Tetovë njofton se për shkak të mbajtjes së tubimeve të partive politike në kuadër të fushatës parazgjedhore, në qendër të qytetit do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në sot dhe nesër (e diel dhe e hënë).
“Përgjatë bulevardit “Iliria” do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit nga hyrja e Tetovës deri në shesh, gjegjësisht rrethrrotullimi me bulevardin dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përgjatë bulevardit. Gjithashtu, gjatë tubimeve do të bëhet devijimi i komunikacionit edhe nëpër rrugët tjera, përkatësisht rrugëve “JNA”, “Todor Ciposki-Merjan”, “Jane Sandanski” dhe “Nikola Tesla””, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
Nga atje apelojnë drejtuesit të mjeteve që të kenë durim dhe të respektojnë urdhrat që do të nxjerrin punonjësit e policisë.
















