Kallëzim penal për person nga Shkupi, dyshohet se duke shkaktuar zjarr ka dëmtuar një tub ngrohjeje dhe ndërtimin e urës “Bellasica”

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 19:33

Kallëzim penal për person nga Shkupi, dyshohet se duke shkaktuar zjarr ka dëmtuar një tub ngrohjeje dhe ndërtimin e urës “Bellasica”

SPB Shkup – Njësia për krime të dhunshme, sot (10.05.2024) në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër I.H. nga Shkupi, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” nga neni 292, dhe në lidhje me veprën penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Gjegjësisht, pas masave të marra, provave të grumbulluara, ekspertizave të kryera dhe bisedave me disa persona, është konstatuar se me datë 11.05.2023 nën urën “Bellasica”, i akuzuari ka shkaktuar zjarr në të ashtuquajturën “hapësira për kompensimin e tubit të nxehtësisë”, e cila shtrihej në tubacionet termoizoluese dhe të ujit të nxehtë që janë pjesë e rrjetit të ngrohjes të EMV-Furnizimit me ngrohje, duke shkaktuar dëme termike në tubin e përmendur të nxehtësisë, si dhe dëmtime të dukshme në elementët strukturorë të urës.

Ndryshe, i raportuari I.H. prej datës 12.09.2023 është duke vuajtur dënimin me burgim në INP Burgun e Shkup për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal.

Ura Bellasica u dogj më 12 maj të këtij viti dhe që atëherë ishte e mbyllur për qarkullim dhe për këmbësorë, por së fundmi është kthyer në funksion.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 19:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?