AFP reportazh për Muzeun e Ushtrisë: Hedh dritë mbi të kaluarën komuniste të Shqipërisë

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 20:50

AFP reportazh për Muzeun e Ushtrisë: Hedh dritë mbi të kaluarën komuniste të Shqipërisë

Tashmë nuk është risi që Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e mediave në mbarë botën. Këtë herë kureshtjen e ka marrë Muzeu i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i cili u hap vitin e kaluar në Berzhitë, të cilit agjencia prestigjioze franceze e lajmeve AFP i ka kushtuar një reportazh.

Muzeu ndodhet në të dalë të kryeqytetit dhe hedh dritë mbi të kaluarën e trazuar të vendit ballkanik dhe sesi ai u nda nga e kaluara e tij mbi 40-vjeçare komuniste – shkruan AFP.

“Të gjitha objektet  që ndodhen në muze kanë një rëndësi të veçantë për kujtesën e ushtrisë shqiptare dhe historinë e vendit. Është një hapësirë ​​publike e cila tregon historinë politike të vendit përmes historisë së ushtrisë shqiptare”- thotë për agjencinë drejtori Arben Skënderi.

“Muzeu i Ushtrisë Shqiptare në Berzhitë, pranë kryeqytetit Tiranë, shfaq gjithçka, nga tanket sovjetike dhe silurhedhësit kinezë deri te armët e prodhuara në  vend dhe flamujt e NATO-s.- shkruan AFP, e cila kujton se vendi ynë është quajtur “Koreja e Veriut e Europës” për shkak të izolimit të tij nga diktatori komunist Enver Hoxha.

“Vendi përqafoi Perëndimin pas rënies së regjimit komunist në vitin 1990 dhe, 30 vjet më vonë, është pjesë e NATO-s dhe shpreson të bëhet anëtar i Bashkimit Europian.” – shkruan AFP.

Muzeu i Forcave të Armatosura u hap dhjetorin e kaluar. Ai është i ndarë në 5 pavione të veçanta në një hapësirë prej 100 mijë metrash katrorë.

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 20:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.