Në KSHZ janë dorëzuar 17 ankesa për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, pjesa më e madhe nga “VLEN”

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 10 Maj, 2024 21:38 Përditësuar

Në KSHZ janë dorëzuar 17 ankesa për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, pjesa më e madhe nga “VLEN”

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) deri më tani ka pranuar 17 ankesa lidhur me procedurën e përmbledhjes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, njoftoi për media zëdhënësja e KSHZ-së, Radica Todorovska-Aleksovska, përcjell FLAKA.

Nëntë nga gjithsej 17 ankesave janë paraqitur nga koalicioni “VLEN” i partive opozitare të shqiptarëve dhe i referohen komunave të Tetovës, Zhelinës, Bogovinës, Gostivarit dhe Vrapçishtit. Tetë ankesat e mbetura janë dorëzuar nga koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe kanë të bëjnë me procedurën e përmbledhjes së rezultateve për zgjedhjet parlamentare në komunat e Ohrit, Demir Hisar, Krushevë, Kërçovë, Strugë, Manastir, Dollneni dhe Resnjë.

Për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale për momentin nuk është paraqitur asnjë ankesë.

Afatet për paraqitjen e ankesave në KSHZ për ushtrimin e të drejtës së votës përfunduan në ora 19:00, ndërsa afatet për paraqitjen e ankesave për zgjedhjet presidenciale janë deri në ora 22:30 dhe deri në orën 23:30.

KSHZ për nesër ka caktuar seancë publike për shpalljen përfundimtare të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

Nëse pas përfundimit të afatit sonte në 22:30 nuk ka ankesa, KSHZ-ja nesër do ta dorëzojë raportin me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale, e më pas pritet kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski për të caktuar seancën të dielën në mesditë për inaugurimin e presidentes së re Gordana Siljanovska Davkova. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 10 Maj, 2024 21:38 Përditësuar