“Novelat Grafike Shqiptare 2024”, së shpejti edicioni i 8-të

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 20:51

“Novelat Grafike Shqiptare 2024”, së shpejti edicioni i 8-të

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, shpalli çeljen e edicionin VIII të Konkursit Kombëtar “Novelat Grafike Shqiptare 2024” duke ftuar të gjithë të rinjtë, deri në moshën 29 vjeç, për të ndarë idetë kreative në botën e veçantë të artit grafik.

Punimet më të mira do të vlerësohen me çmime.

Kjo nismë vjen në mbështetje të veprimtarive dhe projekteve të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si pjesë e politikave të saj kulturore, me qëllim edukimin dhe formimin cilësor të brezit të ri nëpërmjet arteve, në mbështetje të krijimtarisë aplikuese të konkursit të novelave grafike.

Qëllimi final i këtij aktiviteti kulturor është edukimi artistik dhe gjuhësor përmes vlerave të trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale, të aplikuara në gjininë e novelave grafike, si dhe mbajtja gjallë e kulturës popullore. Tematika e veprave duhet të bazohet në tematika shqiptare nga: trashëgimia kulturore, 80-vjetori i Çlirimit të Atdheut, letërsia shqiptare, legjenda dhe përralla, gojëdhëna, zakone dhe tradita,  kinematografi shqiptare etj.

Ky projekt synon, gjithashtu, mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Për këtë arsye, rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet përdorimit të onomatopeve në novelat grafike. Për sa i përket teksteve shoqëruese, ato mund të jenë në gjuhën shqipe standarde, në dialekt ose në gjuhën e pakicave kombëtare. Afati i dorëzimit të punimeve është data 31 korrik 2024.

“Novelat Grafike Shqiptare 2024”, së shpejti edicioni i
Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 20:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.