Shënohet rekordi i dyfishtë në malin Everest

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 21:07

Shënohet rekordi i dyfishtë në malin Everest

Dy rekorde të reja u thyen të dielën në malin Everest nga një udhërrëfyes nga Nepali dhe një britanik.

Kami Rita Sherpa, 54 vjeç, e ngjiti malin më të lartë të botës për të 29-ën herë ndërsa britaniku Kenton Cool u ngjit për herë të 18-të.

Sherpa theu rekordin e vet. Ai është udhërrëfyes prej dy dekadash dhe për herë të parë u ngjit në vitin 1994, gjë që ka vazhduar ta bëjë thuajse çdo vit.

Image

Sherpa mbërrriti në majën 8849 metra të lartë të dielën në orën 07:30 lokale. Më parë ai ka folur për mediat duke thënë se kjo është thjesht një punë, por në fakt e ngjiti malin dy herë vitin e kaluar për të rimarrë kurorën nga rivali dhe bashkatdhetari i tij, Pasang Dawa Sherpa.

Ndërkohë Cool nga Gloucestershire e përfundoi ngjitjen e tij të dielën gjithashtu. Britaniku është gjithashtu një guidë për ngjitjet në mal dhe më parë është shprehur se “shumë prej vendasve kanë  arritur të bëjnë më shumë ngjitje”.

Image

Lhakpa Sherpa është gruaja që ka bërë më shumë ngjitje në Everest dhe në vitin 2022 shënoi rekordin e 10-të.

Sezoni i ngjitjeve sapo  ka nisur dhe pritet që qindra njerëz të arrijnë ta përfundojnë udhëtimin e tyre  në majën më të lartë të botës. Qeveria e Nepalit ka lëshuar 400 leje këtë vit për sezonin e pranverës që zgjat nga prilli deri në qeshor. Thuajse të gjithë shoqërohen nga një udhërrëfyer vendas çka do të thotë se gati 800 njerëz priten të bëjnë ngjitjen.

Vitin e kaluar më shumë se 600 njerëz ia dolën që të arrinin në majë. Megjithatë, ishte edhe sezoni më vdekjeprurës sepse u regjistruan 18 vdekje.

9
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 21:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?