Anketa e IRI-t: Çmimet e larta dhe kostoja e jetesës janë problemi më i madh për qytetarët në Maqedoni
Problemi më i madh me të cilin përballen qytetarët në Maqedoni janë çmimet e larta dhe kostoja e jetesës me 31%, pasuar nga korrupsioni me 22%, përcjell FLAKA.
Problemi më i madh me të cilin ballafaqohen qytetarët në Maqedoni janë çmimet e larta dhe kostoja e jetesës me 31%, pasuar nga korrupsioni me 22%, sipas hulumtimit të fundit të Institutit Republikan Ndërkombëtar Amerikan kushtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor. Janë pikërisht këto probleme që qytetarët e aneksuara konsideruan se duhet të jenë prioriteti kryesor i Qeverisë, në krahasim nga integrimet në BE, që janë më poshtë në tabelë. Edhe pse një përqindje e lartë prej 68 për qind e qytetarëve do të votonin “PRO” nëse sot do të mbahej referendumi për anëtarësim në BE, 47 për qind e të anketuarve në Maqedoni dyshojnë në synimet serioze të unionit për t’iu ofruar anëtarësim vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Për Maqedoninë, aleatët më të mëdhenj janë Serbia, SHBA dhe Turqia, ndërsa kërcënimi më i madh për vendin vjen nga Bullgaria, Rusia dhe Kosova, sipas të anketuarve, dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është lideri i huaj më i popullarizuar në mesin e qytetarëve në Maqedoni.
Në mesin e politikanëve dhe figurave publike vendase, lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gëzon besimin më të madh, i ndjekur nga kryetari i BDI-së Ahmeti, dhe kreu i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski është në vendin e tretë.
Sipas anketës, institucionet fetare kanë besimin më të madh në Maqedoni, pasuar nga ushtria dhe media, ndërsa të anketuarit më së paku kanë besim te gjykatat, parlamenti dhe kryeministri teknik.
Sipas anketës, televizioni është deri tani platforma mediatike më e përdorur në të cilën qytetarët informohen për ngjarjet aktuale.
Të dhënat për anketën janë mbledhur nga 2 shkurti deri më 5 mars nga 1220 të anketuar të rritur në Maqedoni. Hulumtimi është bërë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. FLAKA
















