LSDM: Zgjidhjet e Mickoskit për “Alta Bankën” nuk sqarojnë fatin e parave të qytetarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Nëntor, 2026 10:16

LSDM: Zgjidhjet e Mickoskit për “Alta Bankën” nuk sqarojnë fatin e parave të qytetarëve

Opozita kërkon transparencë për depozitat e institucioneve shtetërore dhe qytetarëve në “Alta Bankën”, duke ngritur pikëpyetje mbi mundësinë e shitjes së bankës dhe pasojat e një falimentimi.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka kritikuar dy skenarët e paraqitur nga kryeministri Hristijan Mickoski për zgjidhjen e çështjes së “Alta Bankës”, duke vlerësuar se asnjëri prej tyre nuk jep përgjigje për pyetjet thelbësore lidhur me humbjet e mundshme dhe sigurinë e mjeteve financiare të qytetarëve dhe institucioneve shtetërore.

Sipas LSDM-së, skenari i parë, gjetja e një blerësi për bankën, për momentin nuk ka perspektivë reale. Partia opozitare pretendon se asnjë institucion serioz financiar nuk do të merrte përsipër një bankë me reputacion të dëmtuar, dyshime për origjinën e kapitalit dhe hetime që, sipas saj, zhvillohen në Serbi, Mal të Zi dhe Bashkimin Evropian.

Si mundësi të dytë, LSDM përmend falimentimin e bankës, duke rikujtuar se “Alta Banka” në Serbi tashmë ndodhet në procedurë falimentimi, pas revokimit të licencës për ushtrimin e veprimtarisë.

Opozita paralajmëron se kompensimi i depozitave të siguruara deri në 30.000 euro nuk nënkupton se të gjithë depozituesit do t’i marrin plotësisht mjetet e tyre. Një tjetër shqetësim i ngritur ka të bëjë me depozitat e ndërmarrjeve publike dhe paratë e qytetarëve që ndodhen në këtë bankë.

LSDM i ka kërkuar kryeministrit Mickoski të bëjë publike shumën e saktë të parave shtetërore të depozituara në “Alta Bankë”, vlerën e aktiveve të bankës dhe bazën mbi të cilën mbështeten pritjet që kreditorët e tjerë të mund t’i rikuperojnë mjetet nga masa e falimentimit.

Në reagimin e saj, partia opozitare i referohet edhe rastit të “Alta Bankës” në Serbi. Sipas LSDM-së, fillimisht ishte folur për afro 400 milionë euro në kasafortën e bankës, ndërsa më vonë, sipas pretendimeve të partisë, ishte konstatuar se pronari Davor Macura i kishte tërhequr paraprakisht mjetet.

LSDM kërkon publikimin e plotë të të dhënave për depozitat dhe asetet e qytetarëve dhe shtetit, ndërsa përgjegjësi politike dhe institucionale kërkon edhe nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.

Partia vlerëson se të dy duhet të japin llogari për zhvillimet lidhur me “Alta Bankën” dhe pasojat e mundshme financiare për qytetarët dhe institucionet publike. Gazeta Flaka

15

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Nëntor, 2026 10:16
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
15

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“