Mariçiq – Janos Boka: Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 20:13

Mariçiq – Janos Boka: Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë

Zëvendëskryetarii i parë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi, ka takuar sot ministrin e Çështjeve Evropiane të Hungarisë, Janos Boka. Në takim, siç njofton SÇE, është biseduar për prioritetet e presidencës hungareze për forcimin dhe mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut në periudhën në vijim.

 U tha se Hungaria si kryesuese do të fokusohet në zgjerimin e BE-së me vendet të cilat janë pjesë e pakos së zgjerimit me fokus të Ballkanit Perëndimorë dhe Maqedonisë së Veriut dhe me theks të veçantë në zbatimin e reformave.

 Zëvendëskryeministri Mariçiqi deklaroi se shteti duhet ta vazhdojë procesin e eurointegrimeve, që është pjesë e angazhimeve dhe detyrimeve ndërkombëtare për prosperitetin e rajonit, Evropës dhe të gjithë qytetarëve të vendit. Marrja e obligimeve dhe përmbushja e planeve afatgjata me Komisionin Evropian, sipas tij, janë me rëndësi jetike për përparimin e shtetit, partnerëve strategjikë ndërkombëtarë dhe për zhvillimin e hartës gjeopolitike të rajonit dhe Evropës.

Mariçiq e theksoi rëndësinë e marrjes së vendimeve të rëndësishme për realizimin e mëtejmë të synimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit për të cilin angazhohen vendet anëtare të BE-së, rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe të gjithë partnerët strategjikë të shtetit.

 Zëvendëskryeministri Mariçiqi dhe ministri Boka janë pajtuar se në dy vitet e fundit u arritën rezultate të rëndësishme në procesin e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut, me realizimin e procesit të skriningut, fillimit të negociatave për shtetin dhe përgatitjen e plotë për realizimin e agjendës evropiane të shtetit.

“Integrimi evropian duhet të vazhdojë me ndërmarrjen e detyrimeve në rrugën drejt BE-së, me të cilat shteti do të ecë në drejtim të progresit dhe zhvillimit të dukshëm. Realizimi i Planit të Rritjes është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm, kërkon një përfshirje të detajuar dhe të vlefshme të të gjitha kapaciteteve me përfitime të mëdha për shtetin dhe për të gjithë qytetarët e tij”, tha Mariçiqi.

 Hungaria kryeson me Këshillin e Evropës nga 1 korriku i vitit 2024 deri në fund të vitit.

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 20:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?