IShP, ulje e rasteve të kollës së keqe

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 20:45

IShP, ulje e rasteve të kollës së keqe

Në Maqedoninë e Veriut, nga data 17 deri më 23 maj, janë raportuar 34 raste të reja të kollës së keqe, duke shënuar një rënie prej 22.7% krahasuar me javën e mëparshme, ku u regjistruan 44 raste. 

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, tre prej këtyre rasteve të reja kanë kërkuar trajtim spitalor. Shumica e rasteve janë identifikuar në Shkup, me një total prej 27 rastesh, ndërsa katër të tjerë janë shënuar në Tetovë dhe nga një rast në Prilep, Kërçovë dhe Veles.

Rastet përfshijnë individë nga një muaj deri në 73 vjeç, me pjesën më të madhe të tyre u përket fëmijëve nën një vjeç dhe nga pesë deri në nëntë vjeç.

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri më 23 maj janë regjistruar gjithsej 631 raste të kollës së mirë. Numri më i madh i njerëzve jetojnë në Shkup – 507 ose 80.3 për qind, duke mbuluar shtatëmbëdhjetë komuna të ndryshme. Në kuadër të epidemisë në Kumanovë janë raportuar 35 të sëmurë ose 5.5 për qind. Rastet janë raportuar edhe në 17 qytete të tjera në të gjithë vendin.”, thuhet në raportin e IShP.

Në total, 90 persona janë shtruar në spital, me 75 prej tyre që janë fëmijë nën katër vjeç. Shumica e këtyre rasteve janë trajtuar në Qendrën Spitalore Universitare për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët në Kozle. Prej të shtruarve, 85 kanë dalë nga spitali, me një qëndrim mesatar prej nëntë ditësh. Nga 18 janari deri më 23 maj, janë administruar gjithsej 49.934 doza të vaksinës kundër kollës së keqe, duke u përpjekur të kontrollohet përhapja e sëmundjes.

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 20:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?