Parku argëtues në zonën e Komunës së Karposhit punon edhe përkundër ndalesës

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 20:54

Parku argëtues në zonën e Komunës së Karposhit punon edhe përkundër ndalesës

Parku argëtues në zonën e Komunës së Karposhit, përballë qendrës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, ende nuk është larguar. Kompania “Disneyland Requisites”, nga Çairi, nuk ka ndërmend të heqë rrotën panoramike dhe rekuizitave tjera edhe pse Ministria e Brendshme dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike javën e kaluar gjetën një sërë parregullsish në funksionimin e tyre, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Pas inspektimit nga tre autoritetet shtetërore, pronarit të kompanisë  “Disneyland Requisites”, i është ndaluar puna dhe iu dha urdhër për të hequr rrotën panoramike dhe rekuizita të tjera. Mirëpo kanë kaluar tetë ditë dhe ende nuk janë hequr.

Parku argëtues u vendos në këtë hapësirë boshe në fillim të muajit maj.  Ka disa vite radhazi që në këtë zonë të Komunës së Karposhit, vendosen rrota panoramike dhe rekuizita të tjera, dhe askush nuk i kontrollon ato.

Kujtojmë se qyteti i Shkupit dhjetë ditë më parë akuzoi se kompania nga Çairi, “Disneyland Requisites”, e regjistruar dy muaj më parë, pa dokumente dhe leje përkatëse dhe pa dokumentacionin e nevojshëm që garanton sigurinë, po instalon rrotë panoramike dhe rekuizita të tjera dhe u bënë thirrje institucioneve për të reaguar.

Por nga kompania “Disneyland Requisites”, në një deklaratë për mediat thanë se po i instalojnë ato në pronë private dhe nuk kanë nevojë për asnjë leje.

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 20:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?