“Shqiptarët dhe Serbët – e vërteta kundër të pavërtetës” / Promovohet libri monografik i Shyqri Nimanit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 21:05

“Shqiptarët dhe Serbët – e vërteta kundër të pavërtetës” / Promovohet libri monografik i Shyqri Nimanit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në Galerinë Kombëtare të Kosovës është promovuar libri monografik “Shqiptarët dhe Serbët – e vërteta kundër të pavërtetës” i Shyqri Nimanit.

“Ky vëllim monografik, në shqip dhe anglisht, që ka gjithsej 23 kapituj, shqyrton çështje të rëndësishme ndërmjet popullit shqiptar dhe atij serb gjatë shekujve, që zgjojnë interesim të jashtëzakonshëm.

Autori na ofron kumte për ekzistencën e mjaft kishave të rëndësishme dhe artefakteve të çmueshme që gjenden në vendet fqinje e që historikisht u takonin trojeve etnike shqiptare, duke demaskuar kështu një numër të madh të pavërtetave që serbët i kanë plasuar”, ka njoftuar ministria.

Ndër të tjera, në njoftim thuhet se para shumë të pranishmëve, familjarëve, historianëve, albanologëve, shkrimtarëve, Albani, djali i Shyqri Nimanit, tha se libri ka qenë i përfunduar pak para se babai i tij të ndërronte jetë, dhe tregoi se ky është libri i tetë i koleksionit të hulumtimit të historisë shqiptare e i parafundit, pasi ka lënë edhe një dorëshkrim tjetër që pritet të botohet së shpejti.

Rreth diskutimit të librit monografik folën historianët Jusuf Buxhovi, Pëllumb Xhufi dhe poeti Lulzim Tafa, të cilët theksuan ky libër demaskon gënjeshtrat hegjemoniste serbe në planin kulturor dhe historik, si dhe krahas materialeve të shumta që ofron, ka sjell dokumente, harta e fotografi të shumta të papublikuara më parë.

Autori i këtij libri ndërroi jetë më 22 qershor 2023 dhe mbetet ndër emrat më të rëndësishëm të kulturës shqiptare, i cili la pas një pasuri të madhe të veprave të ndryshme shkencore dhe artistike. Ai ishte shkruesi i deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Promovimi i monografisë është organizuar në patronatin e Ministrisë së Kulturës, në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 21:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.