Ageler e kënaqur me njoftimin e Mickoskit se do të betohet në emrin kushtetues

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 22:43

Ageler e kënaqur me njoftimin e Mickoskit se do të betohet në emrin kushtetues

Në një intervistë për “360 Gradë”, ambasadorja amerikane Angela Ageler thotë se është e kënaqur me njoftimin e Mickoskit se do të betohet në emrin kushtetues të shtetit, përcjell FLAKA.

“Jam e kënaqur që e shoh këtë dhe e mirëprita daljen e tij publike një natë tjetër, në të cilën ai tha se do të respektonte emrin kushtetues kur të bënte betimin,” tha ambasadorja amerikane Angela Ageler për njoftimin e Hristijan Mickoski se do të betohet si kryeministër të dielën me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut. FALKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Qershor, 2024 22:43