Rregullatori do të vendosë nëse do të ketë apo jo rritje të energjisë elektrike

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 19:20

Rregullatori do të vendosë nëse do të ketë apo jo rritje të energjisë elektrike

Kryeministri Hristijan Mickoski në dy mendje, thotë se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, por gjithashtu deklaron se rritja e çmimit të energjisë elektrike mund jetë maksimum deri në 1 ose 1.5%. Pasi ka kaluar në Kuvend ligji për energjetikë, Mickoski thotë se tani mbetet të vendos Komisioni Rregullator i Energjetikës, i cili është trup i pavarur. Por shton se sipas njohurive të tj, rritja mund të lëviz nga 0 deri në 1%.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Dje ka kaluar ligji për plotësim të ligjit për energjetikë. Nga EVN jam informuar se i kanë rritur kapacitetet në maksimum. Tani i mbetet KRRE-së, ai është trup i pavarur, për të vendosur. Sipas njohurive të mia në  këtë fushë, nuk pres të ketë rritje për kategorinë e parë dhe të dytë, ose ajo do të ishte minimale 0,5% deri në 1%, ose rritja e përgjithshme dyfish më pak se inflacioni, jo më shumë se 1-1.5%, pra të lëviz nga 0-1%. Qytetarët të jenë të qetë se rritje të çmimit të energjisë elektrike nuk do të ketë, pres këtë ta vendos KRRE”.

Javën e kaluar deputetët e VMRO-DPMNE-së dorëzuan propozim-ligj në Kuvend, për plotësim të ligjit për energjetikë, me qëllimin që siç thanë, ta parandalojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku. Sipas Mickoskit, grupi i parë dhe i dytë i amviserive nuk do të ketë rritje, kurse blloku i tretë dhe katërt mund të ketë rritje mes 1 dhe 2%.

Kryetari i Komisionit Rrregullator të Energjetikës Marko Bislimovski në një intervistë poashtu tha se pret të ketë rritje prej 1% pasi sipas tij kjo nuk do të përbënte ndonjë problem për amviseritë, mirëpo nuk e tha se për cilin bllok të tarifave bëhet fjalë, por shtoi se për këtë do të vendos Komisioni.

/SHENJA/

12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 19:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?