A duhet të hapet dhurata para mysafirëve apo jo?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 19:53

A duhet të hapet dhurata para mysafirëve apo jo?

Derisa jeni duke marrë dhuratën, e para gjë që bëni është të falënderoni. Kjo ju tingëllon çuditshëm, por shumica e njerëzve harrojnë bontonin në situata të këtilla

Pranimi dhe hapja e dhuratës kërkon një talent të veçantë.

E dinë këtë edhe ata më të ngathëtit në këtë disiplinë të cilëve në momentin derisa marrin dhuratën, fillojnë t’u djersiten duart dhe t’u kalojnë nëpër kokë një sërë pyetjesh: Ç’të bëj nëse nuk më pëlqen? Si të buzëqesh, por që të mos duken teatral? Përse fytyra ime po më tradhton?

Derisa jeni duke marrë dhuratën, e para gjë që bëni është të falënderoni. Kjo ju tingëllon çuditshëm, por shumica e njerëzve harrojnë bontonin në situata të këtilla.

Para se t’ia filloni t’ia hiqni mbështjellësen, lexoni urimin dhe kështu palës tjetër i jepni sinjale që më me rëndësi është kujdesi që jua ka përkushtuar sesa vlera materiale e dhuratës.

Nëse festoni ditëlindjen apo ndonjë ngjarje tjetër të rëndësishme me shoqëri më të madhe, patjetër hapeni dhuratën para tyre, në mënyrë që të tregoni respektin ndaj dhuruesit, transmeton Telegrafi.

Vetëm një “falënderim” nuk mjafton, patjetër duhet të thoni diçka për dhuratën, në mënyrë që dhuruesi të ndihet më mirë. Pak entuziazëm nuk është e tepërt, madje edhe nëse keni parë ndonjë tenxhere në vend të fustanit të dëshiruar.

Në vend të shikimit konfuz, nga i cili mund të “lexohet”: Nga të erdhi kjo ide të më blesh tenxhere?, thoni diçka të hareshme, si p.sh.: “Kjo do të më motivojë të zbuloj edhe një dhomë në shtëpi”.

Gjithmonë të kini parasysh që duhet të respektohet angazhimi i dikujt, e jo dhurata. Dikush ka ndarë kohën që të gjejë atë që mendon që është dhurata e duhur për ju, që ta mbështjellë, të shkruajë përkushtimin.

Prandaj përpiquni që t’ia ktheni me reagimin e vërtetë në mënyrë që edhe, veten edhe atë, i cili ju ka bërë dhuratën të mos i sillni në situata të pakëndshme.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 19:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?