Zbulohet vera më e vjetër në botë, ende e lëngshme pas 2000 vjetësh

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 20:01

Zbulohet vera më e vjetër në botë, ende e lëngshme pas 2000 vjetësh

Vera më e vjetër në botë u gjet në Carmona, Spanjë, ende e lëngshme pas më shumë se 2000 vjetësh. Ajo u gjet së bashku me një unazë ari dhe mbetjet e djegura në nekropolin e qytetit të anëtarëve të një familjeje, duke përfshirë dy gra dhe tre burra. Studimi i gjetjeve është publikuar në “Journal of Archaeological Science: Reports”, nga studiues të Universitetit të Kordobës.

“Në fillim u befasuam shumë që lëngu ishte ruajtur”, shpjegon Juan Manuel Román , arkeolog nga qyteti i Carmona. Për të konstatuar se ai lëng i kuqërremtë ishte vërtet verë, dhe jo rezultat i derdhjeve apo proceseve të kondensimit, studiuesit kryen një sërë analizash kimike. Rezultatet tregojnë se lëngu është verë, që përmban shtatë polifenole të veçanta që janë gjithashtu të pranishme në verërat moderne nga Andaluzia.

Mungesa e një polifenoli të quajtur acid siringik sugjeron se ishte një verë e bardhë, e cila me kalimin e kohës mori një ngjyrë të kuqërremtë. Mbetet e vështirë për të përcaktuar origjinën e saj gjeografike, edhe pse brenda saj janë identifikuar kripëra minerale, të pranishme edhe në verërat e bardha që prodhohen aktualisht në territoret që dikur i përkisnin provincës së lashtë romake të quajtur Betica. Vera daton në shekullin e parë të erës sonë, prandaj është në të gjitha aspektet vera më e vjetër në botë, duke kaluar kështu rekordin e mbajtur më parë nga shishja e verës nga Speyer, Gjermani, e zbuluar në vitin 1867 dhe që daton në e katërt pas Krishtit.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Qershor, 2024 20:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?