Mosha kur mashkulli priret më shumë që të tradhtojë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Korrik, 2024 15:44

Mosha kur mashkulli priret më shumë që të tradhtojë

Tradhtia është një gjemb gati i zakonshëm në shumë marrëdhënie afatgjata dhe mund t’u ndodhë edhe familjeve më të mira dhe më solide.

Ndonëse ka një faktor kyç siç është koha e gjatë në lidhje, bashkëjetesë apo martesë, kjo nuk do të thotë se nuk lëndohet thellë pala e tradhtuar, kryesisht femra.

Studiuesit në universitetet e Nju Jorkut dhe Kalifornisë në një studim të përbashkët shqyrtuan të dhëna nga vëzhgimi i një numri meshkujsh të lidhur në bashkëjetesë apo  artesë për të kuptuar se çfarë roli luan mosha si faktor i shtuat tradhtie.

Sipas studimit, një mashkull ka më shumë gjasa të tradhtojë partneren e tij, kur i afrohet të dyzetave.

Studiuesit zbuluan se mosha më “kritike” është 39 vjeç. Mes të dhënave të përdorura ishin dhe publikimet online për takime të ndryshme.

Shkencëtarët Adam L. Alter dhe Hal E. Hershfield analizuan profilet e miliona burrave “të pabesë” për të arritur në përfundimin se mes tyre “ka 18% më shumë tradhti kur meshkujt janë mbi 39 vjeç.

Sipas tyre, kjo dukuri mund të lidhet me një krizë të mesit të jetës, e cila i shtyn ata të kërkojnë kuptimin e jetës së tyre – disa, duke përfunduar në marrëdhënie jashtëmartesore.

“Kërkimi ynë tregon edhe se disa njerëz tradhtojnë për të shpërqendruar partnerin/en e tyre. Nëse ai/ajo është shumë i zhytur në punë ose i padisponueshëm, ta tradhtosh është si të thuash: “Nëse më do, kujdesu për mua!”.

Natyrisht, ka gjithmonë edhe një arsye të tretë, një pabesi hakmarrëse, në të cilën njëri partner përpiqet të marrë hakun e tij për ndonjë incident të kaluar të tradhtisë bashkëshortore në anën tjetër. 

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Korrik, 2024 15:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?