Si çokollata e zezë ju ndihmon të bini nga pesha

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2024 18:09

Si çokollata e zezë ju ndihmon të bini nga pesha

Falë flavonoidëve, katekinës dhe ploifenolëve, çokollata e zezë konsiderohet si një produkt i shëndetshëm. Në fakt, konsumimi i saj lidhet më një numër të lartë përfitimesh shëndetësore, përfshirë këtu përmirësimin e funksioneve të zemrës, reduktimin e inflamacionit si dhe nxitjen e trurit. Falë statusit që mban si një super ushqim, shumë njerëz mendojnë se çokollata e zezë ndihmon me rënien nga pesha. Në këtë artikull do ju paraqesim argumentet që vendosin në lidhje me këtë pyetje.

Përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës

Shumë studime, sugjerojnë se çokollata e zezë ndihmon trupin të menaxhojë insulinën. Insulina është hormoni i cili i jep sinjal organizmit për të kaluar sheqerin nga enët e gjakut drejt qelizave që ta përdorin për energji. Një proces i tillë ndihmon me uljen e nivelit të insulinës në gjak dhe lidhet direkt me uljen e rezervave të dhjamit në trup, pra rënies nga pesha.

Redukton ndjesinë e nepsit dhe oreksit

Konsumimi i çokollatës së zezë në sasitë e duhura ndihmon trupin që të luftojë nepsin e në të njëjtën kohë ju mban të ngopur më gjatë. Gjithçka lidhet me hormonin që stimulon urinë, grelin, i cili si pasojë e çokollatës së zezë reduktohet. Nga ana tjetër konsumimi i çokollatës bën të mundur që ju të qëndroni të ngopur më gjatë dhe të hani më pak kalori gjatë ditës. Dy faktorë të cilët lidhen direkt me shtimin në peshë.

Përmirëson dukshëm humorin tuaj

Shumë të dhëna ndër vite kanë pohuar se çokollata e zezë ka një ndikim pozitiv tek shëndeti mendor dhe humori. Nëse ju jeni jeni të fortë nga ana e shëndetit mendor dhe humori juaj është i mirë, atëherë arrini të përballoni më lehtë stresin. Stresi është një nga faktorët kryesor të shtimit në peshë, pasi ndikon drejtpërdrejt tek konsumimi i tepruar i ushqimit, ngadalësimi i metabolizmit si dhe problemet me tretjen.

Të tre këto argumente mbështesin mendimin se çokollata e zezë ka një ndikim të fortë tek rënia nga pesha. Sigurisht nëse ajo konsumohet në sasi të duhura dhe trupi juaj të mirëmbahet edhe me një regjim të shëndetshëm ushqimor por edhe me aktivitet fizik.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2024 18:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?