ALI AHMETI DHE MARRVESHJET E OHRIT, RAMBUJESË, KONÇULIT DHE DEJTONIT

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Gusht, 2024 21:25 Përditësuar

ALI AHMETI DHE MARRVESHJET E OHRIT, RAMBUJESË, KONÇULIT DHE DEJTONIT

Ismet Sylejmani

Marrëveshja e Ohrit është njëra ndër katër marrëveshjet e mëdha paqësore, për përfundime luftërash, nga gjashtë luftëra me gjakëderdhje të mëdha, gjithësej sa janë zhvilluar në truallin e larë me gjak të ish-Jugosllavisë!

Marrëveshja e Dejtonit, Marrëveshja e Rambujesë, Marrveshja e Konçulit dhe Marrëveshja e Ohrit, janë katër marrëveshjet e mirënjohura, fati i të cilave është ndryshe e ndryshe, nga njëra me tjetrën, në kohë e hapsirë!

Marrëveshjet paqësore që u arritën, me ndërmjetësim ndërkombëtar, në debaklin total të ish-Jugosllavisë, të kësaj krijese artificiale e cila doli se ishte eksperiment i rrezikshëm dhe shkatërrues për njerëzimin, nuk arritën, me përjshtim të asaj të Ohrit, të ishin të tilla që të ndalnin luftën, të menjanonin gjakderdhjen e gjenocidin dhe të evitonin tragjedi, njerëzore, kombëtare e botërore!

Koha e dëshmoi, se ish-Jugosllavia, ajo krijesë artificiale, ishte e destinuar të prodhonte vetem luftëra, vetëm gjakderdhje , vetëm gjenocid e vetëm terror permanent mbi popujt e saj e veçanërisht mbi popullin shqiptar të Kosovës dhe Viseve të saja!

1. Marrëveshja e Dejtonit u arrit por dështoi, sepse Bosnjë e Hercegovina përjetoi masakrat dhe gjenicidin në shkallë botërore, mjafton të permendet Srebrenica!

2. Marrëveshja e Rambujesë u arrit, ajo nuk dështoi, por u mbulua me gjak, me gjenocid, me deportim masiv e zhvendosje njerëzore, me dhunë e me terror mbi popullin shqiptar të Kosovës!

3. Marrveshja e Konçulit, edhe pse u nënshkrua, ajo nuk u zbatua, dhe për pasojë gjendja e popullit shqiptar në Luginë të Preshevës, nuk ndryshoi shumë, ndonëse pati shumë pengesa dhe mos zbatim të saj nga ana e Serbisë!

4. Marrëveshja e Ohrit, edhe u arrit edhe u rrespektua, më shumë nga të gjitha të mëparshmet, sepse në themelet e saj sikur te asnjë tjetër, ishte kontributi kolosal i përsonalitetit të madh e te shquar kombëtar Ali Anmetit!

Arritja e Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimin e saj me sukses, përpos SHBA-së, BE-së dhe NATO-s, e bëri të mundur lufta heroike dhe titanike fitimtare e UÇK-së, e drejtuar, e udhëhequr dhe e komanduar me largëpamësi nga themeluesi i saj dhe nga Kryekomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Udhëheqësi i popullit shqiptar, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti!

Rroli i gjeniut politiko-ushtarak kombëtar, Kryekomandant Ali Ahmetit, në arritjen dhe zbatimin e platformës politiko-kombëtare, në akord të plotë me atë euroatlantike, ishte më i madh se i çdo personaliteti aktor e faktor, të marrëveshjeve të Dejtonit, Rambujesë dhe Konçulit, prandaj Marrveshja e Ohrit, ku Ai ishte kryeprotagonist, ishte dhe mbetet më e mira, më pranuara dhe më e zbatuara!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 12 Gusht 2024!

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Gusht, 2024 21:25 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.