Ankohet Ganiu, Arsovska ia ka bllokuar telefonin!

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Gusht, 2024 15:06

Ankohet Ganiu, Arsovska ia ka bllokuar telefonin!

Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu thotë se gati dy vjet nuk kanë asnjë komunikim me kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, përcjell TV21. Ganiu thotë se në këtë pjesë të qytetit nuk ka angazhim të ndërmarrjeve publike në kompetenca të Qytetit të Shkupit.

“Në kohën e fundit aspak nuk komunikojmë. Ne më shumë se dy vjet nuk kemi koordinim me Qytetin e Shkupit, faktikisht me të gjithë kryetarët e komunave mund ta konfirmojnë se kjo ishte e obligueshme që të kemi koordinim, dy vjet me kryetaren aktuale nuk kemi komunikim, nuk kemi as komunikim personal si kolegë, dmth na ka bllokuar në telefon, në gjithçka, por as përmes detyrës zyrtare”, tha mes tjerash Ganiu.

Ganiu thotë se Mega Parku që është promovuar në Çair, është lënë në harresë nga Qyteti i Shkupit, ndërkaq thekson se punëtorët janë kërcënuar me vendet e tyre të punës në rast se intervenojnë në pastrimin në Çair.

“Si shërbim për qytetarët, dmth pastërtia është fenomen i rëndësishëm që ne duhet ta përmirësojmë, por gjithashtu edhe parqet dhe gjelbërimet. Asnjë i punësuar nuk paraqitej atje, kur i pyesja punëtorët, sepse nga Çairi janë ata që punojnë, na thonë nuk guxojmë, na kanë thënë që nëse punoni diçka për Çairin, do të dilni nga puna”, shtoi Ganiu.

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Gusht, 2024 15:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?