Dramë në derbin e madh të shqiptarëve në Mal të Zi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 20:20

Dramë në derbin e madh të shqiptarëve në Mal të Zi

Skuadrat shqiptare përballen mes vete në elitën e futbollit të Malit të Zi, Otrant – Olympic nga Ulqini dhe Deçiqi nga Tuzi.

Derbi i madh mes shqiptarëve ka përfunduar pa fitues me rezultat 2:2.

Rivalitet e rrebesh gola, gjithsej 4.

Kampioni i Malit të Zi kthehet me një pikë nga përballja me Otrant – Olympic.

Deçiqi ka vazhduar pa humbje, ka dy fitore e dy barazime dhe Otrant – Olympik dy fitore, një barazim e dy humbje.

“Goli i katërt i japonezit Ajumu Nishimira këtë sezon, në minutën e 90-të, i solli një pikë debutuesit Otrant-Olimpik ndaj kampionit Deçiqi

Admiralbet, në një ndeshje emocionuese në Petrovac – 2:2.

Vetëm dy minuta më parë, braziliani Chagas Augusto shënoi nga vija e 16-shit, 1:2, Otrant kaloi në epërsi në minutën e 61-të me golin e Valentin Rudoviqit nga penalltia, pasi Zharko Tomasheviq faulloi Nishimurën dhe rezervisti Ilir Camaj barazoi në të 79-ën”, ka shkruar mes tët tjera mediumi malazez “Vijesti”.

Deçiqi renditet në vend të tretë me 8 pikë e Otrant – Olympic në të 4-tin me 7 sosh dhe Buduçnosti kryeson me 10 pas javës së pestë.

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 20:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?