Muharrem Jashari i pandalshëm në Ukrainë – për të dytën ndeshje me radhë shënon gol dhe asiston 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 20:39

Muharrem Jashari i pandalshëm në Ukrainë – për të dytën ndeshje me radhë shënon gol dhe asiston 

Muharrem Jashari ka vazhduar me paraqitje shumë të mira me fanellën e LNZ Cherkasyn, duke qenë protagonisti kryesor në fitoren ndaj Karpaty Lviv. 

LNZ Cherkasy ishte duke humbur pas pjesës së parë me rezultat 1-0, për ta kthyer rezultatin në pjesën e dytë dhe për të fituar me rezultat 2-1. 

Fillimisht Jashari asistoi te goli i barazimit që u shënua nga Gennadiy Pasich në minutën e 61-të. 

Jashari arriti të shënojë golin e fitores në minutën e 77-të për 2-1. 

Mesfushori që luan të gjitha rolet në këtë repart, ka dy gola dhe dy asistime deri më tani. 

Dyshja shqiptare e mbrojtjes te LNZ Cherkasy, Hajdin Salihu dhe Ajdi Dajko luajtën gjithë ndeshjen. 

LNZ Cherkasy është në vendin e dytë në elitën e futbollit ukrainas me 9 pikë pas pas katër ndeshjesh.  

Jashari në një intervistë të dhënë për Telegrafin disa ditë më parë ka thënë se është gati për Kosovën kurdo që ftohet. /Telegrafi/  

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 20:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?