Cikalleshi tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 20:53

Cikalleshi tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit ka falenderuar sulmuesin Sokol Cikalleshi për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për fanellën kuqezi.

Cikalleshi i dha lamtumirën kombëtares shqiptare pak para nisjes së kampionatit Europian, pasi nuk u përzgjodh të ishte pjesë e listës nga trajneri Silvinjo.

Përmes një postimi FSHF uron Cikalleshin në karrierën e tij, ndërsa thekson se kontributi i tij për fanellën kuqezi ka qenë i madh.

“Sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi vendosi pak kohë më parë të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare pas një karriere të gjatë me Shqipërinë dhe një kontribut të madh për fanellën kuqezi ndër vite.

Cikalleshi është një nga futbollistët me më shumë prezenca në Kombëtare teksa numëron 60 ndeshje me fanellën kuqezi si edhe 13 gola të shënuar.

Gjithashtu, sulmuesi ka qenë pjesë e Shqipërisë edhe në Europianin historik “Francë 2016”, pjesëmarrja e parë e kuqezinjve në finalet e një turneu madhor. Ai debutoi me fanellën kuqezi në miqësoren Shqipëri-Rumani, të luajtur më 31 maj 2014, ndërsa paraqitja e tij e fundit me Kombëtaren ishte në miqësoren Suedi-Shqipëri të 25 marsit 2024 të luajtur në Stokholm.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë dhe t’i shprehë mirënjohjen për kontributin e dhënë dhe djersën e derdhur në fushën e lojës me fanellën kuqezi. Një kontribut i madh dhe i jashtëzakonshëm i Sokol Cikalleshit, i cili ka qenë pjesë e rezultateve dhe arritjeve historike të Kombëtares shqiptare. Sakaq, FSHF i uron suksese në karrierën e tij me klubin dhe sa më shumë mbarësi në të ardhmen”-shkruan FSHF.

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 20:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?