Cirstiano Ronaldo thyen rekordin Guinness me shifrat e kanalit të tij në YouTube

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Gusht, 2024 22:57

Cirstiano Ronaldo thyen rekordin Guinness me shifrat e kanalit të tij në YouTube

Cristiano Ronaldo kohët e fundit hapi një kanal YouTube me emrin ‘UR · Cristiano’ dhe brenda disa orëve theu të gjitha rekordet.

Futbollisti i famshëm, i ndjekur nga 900 milionë njerëz në të gjitha rrjetet sociale, vetëm në orën e parë e gjysmë pas hapjes së kanalit siguroi një milion abonentë, duke thyer kështu rekordin e YouTube.

Brenda 10 ditëve nga hapja e kanalit, ai grumbulloi 53 milionë abonentë dhe hyri në librin e Guinness si personi me numrin më të madh të abonentëve të fituar brenda 24 orëve.

“Dominimi i Cristiano Ronaldos në rrjetet sociale vazhdoi pasi iu dha titulli i rekordmenit të Guinness për numrin më të madh të abonentëve të fituar në YouTube brenda 24 orëve. Numri zyrtar nga YouTube prej 19,729,827 abonentësh u zbulua ekskluzivisht nga libri i rekordeve Guinness në fillim të kësaj jave”, njoftuan ata.

Përveç përmbajtjeve të lidhura me futbollin, futbollisti 39-vjeçar poston edhe video për stilin e jetesës, si ajo me partneren e tij Georgina Rodríguez, e cila tërhoqi vëmendjen e fansave pasi e quajti atë “gruan e tij”.

Përveç kësaj, ai kohët e fundit publikoi një video ku Georgina vlerëson kombinimet e tij të modës nga e kaluara, dhe videoja mblodhi më shumë se 17 milionë shikime dhe dy milionë pëlqime brenda vetëm tre ditëve.

Në fakt, Ronaldo ka njoftuar se kanali do të jetë plot surpriza dhe përmbajtje të ndryshme përmes të cilave fansat do të mund të njihen më mirë me të dhe familjen e tij.

9
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Gusht, 2024 22:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?