BDI dhe VLEN “përplasen” për Kosovën!

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Janar, 2025 13:35

BDI dhe VLEN “përplasen” për Kosovën!

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj situatës me kolona shumë të gjata në vendkalimet kufitare nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë.

BDI thonë se kjo qeveri po zbaton idenë e “botës serbe” për largimin dhe pengimin e qarkullimit të lirë të shqiptarëve ndërmjet të dy shteteve, teksa ka kërkuar urgjent reagim institucional për këtë gjendje.

Nga BDI ndër të tjera thonë se lëvizja e lirë është nevojë e qytetarëve, ndaj si e tillë nuk mund të pengohet.

Reagimi i plotë:

Çfarë fshihet pas pritjeve të gjata që po i bëjnë qytetarët të mendojnë dy herë për të vizituar Kosovën?
Pas shumë vitesh, shqiptarët për herë të parë po mendojnë dy herë nëse ia vlen të shkojnë në Kosovë për një drekë apo për të vizituar familjarët dhe miqtë.
Pritjet e gjata dhe të papranueshme në pikën kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë krijuar një pengesë të madhe në lëvizjen e lirë të njerëzve.
Shkupi dhe Prishtina, dy Kryeqytetet më të afërtat në rajon me një udhëtim prej më pak se një ore, tani janë bërë të paarritshme.
Është e qartë se pas kësaj situate ka një plan për të ngadalësuar komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy anëve të kufirit dhe siç duket vonesat jane te qellimshme dhe kane për qellim dekurajimin e lidhjeve te forta e te ngushta mes dy shteteve, posaçërisht te shqiptareve.
Kjo duket si një përpjekje për të zbatuar ndikimin e “botës serbe”, që tashmë ka kapluar këtë qeveri.
Dhe më e dhimbshmja, partitë me 1% mbështetje janë bërë bashkëpunëtorë të kësaj politike.
Është koha që qytetarët dhe institucionet të reagojnë ndaj kësaj pengese artificiale që po dëmton marrëdhëniet tona vëllazërore dhe po frenon zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe social ndërmjet shqiptarëve.
Lëvizja e lirë nuk është vetëm e drejtë, por edhe nevojë për popullin tonë në të dy anët e kufirit!

Reaguan nga VLEN. Nga atje thonë që
Koalicioni VLEN me qeverisjen serioze e të përgjegjshme brenda pak muajve arriti të nënshkruaj marrëveshje për one-stop shop me Kosovën, e cila së shpejti do të hyjë në fuqi. Kjo do të ofrojë mundësi të reja të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, ku do të jetë fitimprurëse për qytetarët dhe dyja vendet. Derisa BDI, marrëveshje për one-stop shop nënshkruante me Serbinë.  

Ne kujtojmë qytetarët se ishte pikërisht Bujar Osmani apo i njohur si dosti i Daçiqit, sa ishte në krye të OSBE-së përdori këtë organizatë për ta dëmtuar Kosovën dhe interesin shqiptarë në rajon. Ai hartoi një plan 9-pikësh, ku në Kosovë ka ngritur shqetësime të mëdha. Plani përfshinte masa të ashpra kundër Kosovës krykëput, dhe i shtonte barrën Kosovës në negociata me Serbinë. E kjo krejt falë këtij ministrit shqiptar që sillej sikurse ndërkombëtar, Bujar Osmani.

Marrëdhëniet me Kosovën janë në nivelin më të kënaqshëm si asnjëherë më parë. Pasi vizita e parë zyrtare në vend ishte nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe mbledhja e parë ndërqeveritare u bë me Kosovën në Prishtinë për herë të parë. Këto janë shenja të mjaftueshme  për të treguar orientimin politik të kësaj qeveria. 

VLEN është e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve mes dyja shteteve. E ardhmja e shqiptarëve është e lidhur me zhvillimin e bashkëpunimit rajonal. VLEN është e fokusuar në krijimin e mundësive për avancimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve, pasi besojmë se kjo është mundësia e vetme të ecim para.

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Janar, 2025 13:35
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“