BDI: Veting të politikanëve në 30 vitet e fundit, VMRO-DPMNE: Përgjegjësi penale për Grubin!

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Dhjetor, 2024 11:47

BDI: Veting të politikanëve në 30 vitet e fundit, VMRO-DPMNE: Përgjegjësi penale për Grubin!

Vazhdon beteja e partive politike për ndjekjen e korrupsionit dhe politikanëve të inkriminuar. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim në një komunikat lëshuar mediave, kanë kërkuar që të bëhet veting i burimit të pasurisë të të gjithë politikanëve në vend në 30 vitet e fundit. Nga BDI gjithashtu kërkojnë që të bëhet edhe zbardhja e privatizimit, pasi që siç shtojnë integristët, është mënyra e vetëme për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm ligjor.

“Vetëm veting i burimit të pasurisë së gjithë politikanëve pa përjashtim në 30 vitet e fundit dhe zbardhja e privatizimit – garanci për sundimin e ligjit. BDI i bën thirrje qeverisë që të ndalojë menjëherë përdorimin e propagandës antikorrupsion për përfitime partiake dhe për të krijuar një perde tymi për të mbuluar dështimet e saj në integrimin europian dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Artan Grubi duhet të mbajë përgjegjësi për veprat penale. Ai është në listën e zezë në SHBA për shkak të veprave kriminale dhe korrupsionit, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Partneri strategjik ka ofruar prova se Grubi ka marrë ryshfet për të ndikuar në çështjet dhe vendimet gjyqësore. Grubi nuk ishte i vetëm që ndikoi në drejtësi, logjistika për këtë ishin patericat e tij nga LSD. BDI dhe LSD së bashku kanë emëruar njerëzit e tyre në sistemin e drejtësisë për shtatë vjet. Gjyqtarët dhe prokurorët zgjidheshin nga selia e partisë së tyre.

Shtrohet pyetja në sa procese gjyqësore dhe në sa vendime gjyqësore LSD dhe BDI kanë ndikuar dhe penguar drejtësinë, apo në sa procedura civile kanë ndikuar për të marrë një vendim në favor të tyre?

Prandaj gjyqësori është tërësisht i komprometuar dhe me besimin e qytetarëve prej 2%. Duhet të ketë përgjegjësi për një degradim dhe ndërhyrje të tillë në gjyqësor. Të gjithë bashkëpunëtorët e Grubit, ashtu si ai, duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të përballen me drejtësinë para autoriteteve maqedonase. Prokuroria Publike nuk duhet të presë, por duhet të veprojë menjëherë dhe të sigurojë provat.

Nëse Shtetet e Bashkuara do të mund të siguronin provat e ndërhyrjes dhe ndikimit të Grubit në vendimet e gjykatave, të njëjtën gjë mund dhe duhet të japin organet tona hetimore. U bëjmë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve që të zgjohen dhe të fillojnë të bëjnë punën e tyre për të cilën paguhen nga qytetarët, sipas ligjit. Duhet të ketë përgjegjësi penale për Grubin dhe ndihmësit e tij në LSD dhe BDI”, thonë nga partia e Mickovskit. Flaka Media

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Dhjetor, 2024 11:47
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“