Braziliani Endrik mendon largimin nga Madridi, gati për huazim

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 19:59

Braziliani Endrik mendon largimin nga Madridi, gati për huazim

Real Madridi “vuri bast” me një tjetër lojtar brazilian pas Rodrigos e Viniciusit, duke e transferuar Endrikun për 35 milionë euro, plus 25 të tjera nga bonuset. Futbollisti e dinte që, siç raporton mediumi “Sport”, në Spanjë me “Los Blankos” gjërat nuk do të ishin të lehta dhe tashmë është i vetëdijshëm se për të gjetur hapësirë me “Merengues” është vërtet e komplikuar, pasi përpara tij e ka një hierarki që e përfshin dyshen Brahim Diaz e Arda Guler.

Karlo Ançeloti nuk ia ka dhënë ende asnjë minutë dhe ky aspekt nuk i ka pëlqyer shumë djaloshit, i cili ka nisur të mendojë edhe për të ardhmen e tij. Në fakt, ai është duke i shqyrtuar mundësitë të transferohet në formë huazimi në janar nëse nuk luan aq sa kishte pritur dhe shpresuar.

18 vjeçari ka nevojë për minuta në këmbët e tij për t’u rritur, për t’u zhvilluar dhe për të bërë përvojë në futbollin evropian. Në karrierën e tij, Endriku i numëron “vetëm” 16 paraqitje dhe 9 gola me Palmeiras U-20 dhe 82 ndeshje dhe 21 gola me Palmeiras.

Ka debutuar tashme me Brazilin, me të cilin ka zbritur në fushë 10 herë, duke i realizuar njëherësh 3 gola. Ndërkohë, i numëron 7 ndeshje dhe i ka shënuar 2 gola me U-23 të Brazilit dhe i ka zhvilluar 4 ndeshje dhe i ka bërë 5 gola me U-17.

Përkundër moshës së re, ai tashmë e ka fituar si profesionist një Superkupë të Brazilit, dy kampionate braziliane dhe një Superkupë të Evropës.

12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 19:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?