Destabilizimi, presidentja s’planifikon Këshill të Sigurisë

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Gusht, 2024 16:32

Destabilizimi, presidentja s’planifikon Këshill të Sigurisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nuk planifikon ta thirr Këshillin e Sigurisë, pas pretendimeve të partive politike për destabilizim të mundshëm etnik. Ajo tha se do ta bëjë këtë, nëse dhe kur të ketë shkak.

“Nuk shoh për momentin se kërcënimet janë realitet prandaj thash se nuk do ta mbledh (Këshillin e Sigurisë)”, tha Gordana Siljanovska Davkova, Presidente.

VMRO-DPMNE-ja dhe kryeministri Hristijan Mickoski prej kohësh pretendojnë se po përgatitet një skenar destabilizimi me prapavijë etnike dhë u bënë thirrje qytetarëve ta injorojnë atë. BDI-ja nga ana tjetër tha se skenaret për destabilizim i përgatit pushteti, për të fajësuar të tjerët.

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe deklaron se politikisht VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së u përshtatet narrativi i konfliktit ndëretnik dhe destabilizimit të cilin e zbatuan para zgjedhjeve dhe e kthejnë prap në lojë. Filipçe këto komente i bëri sot në intervistë për Fokus.

“Nëse e marrim parasysh se BDI-ja i dha mbështetje VMRO-DPMNE-së për Ligjin për riorganizimin e ministrive, pa të cilin nuk do të mund të formohej Qeveria, atëherë nuk do të habitesha nëse e gjithë kjo është një strategji e dakorduar mes dy partive. Edhe nëse nuk është dakorduar, është në interes të të dyja palëve. Fatkeqësisht, skenarë të tillë sjellin vetëm ngecje në zhvillimin e vendit, ekonomisë, shumë konfuzion dhe frikë te qytetarët. Nuk kemi parë asgjë të mirë nga çështjet e pafundme ndëretnike, përveç tensioneve të shtuara dhe regresit të shtetit”, u shpreh Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti nuk mohon që të ketë indicie për destabilizim të mundshëm megjithatë shton qytetarët shqiptarë nuk përkrahin protesta pa kauzë politike.

“Problemi i parë është dhe unë i kuptoj se e kanë rëndë të ballafaqohen me realitetin dhe nuk mund ta kuptojnë realitetin e ri. Por, sa më shpejt që e kuptojnë dhe sa më shpejt që I kthehen vetvetes, reformave brenda, programit të ri, ideve të reja, vetëm ajo mund t’i rikthejë në të ardhmen si faktorë në shoqëri. Shqiptarët nuk do të përkrahin protesta dhe demonstrata të atilla ku nuk ka kauzë kombëtare, nuk ka kauzë politike por thjeshtë atyre u duhet mjegull për ta shpëtuar lëkurën e vet, për të shpëtuar Soravitë dhe çështjet e tjera korruptive që i kanë pasur”, theksoi Izet Mexhiti, zv.kryeministër i parë.

Aktivitetet mes të cilave edhe protestat si opsion, siç thonë ata, për të ruajtur legjitimitetin, i ka paralajmëruar BDI-ja, dhe pritet të nisin nga muaji shtator.  / Alsat.mk

12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Gusht, 2024 16:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?