Emir Sahiti kalon nga Hajduku te Hamburgu, mbush arkën edhe të Rabotniçkit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 20:14

Emir Sahiti kalon nga Hajduku te Hamburgu, mbush arkën edhe të Rabotniçkit

Emir Sahiti largohet nga Hajduk Spliti dhe do të bëhet lojtar i ri i klubit të divizionit të dytë gjerman, HSV Hamburg. Sipas mediumit kroat “Index.hr”, klubet kanë arritur marrëveshje mes tyre, dhe Sahiti pasdite do të fluturojë drejt Gjermanisë, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe zyrtarisht do të kompletohet transferimi.

Mediumi kroat shton se Hajduku do të marrë kompensim prej 1.2 milionë euro për 25-vjeçarin nga Kosova, nga të cilat 20% i takojnë ish-klubit të tij, Rabotnicki nga Maqedonia.

Kjo nuk është hera e parë që Hamburgu kërkon Sahitin. Gjermanët ofruan tre milionë euro dy vjet më parë, por ish-presidenti Luksha Jakobusic dhe ish-drejtori sportiv, Mindaugas Nikolicius kërkuan 4.5 milionë euro. Në fund, nuk kishte asgjë dhe tani Hajduk Spliti do të duhet të pajtohet me afërsisht 960,000 euro, pas zbritjes së përqindjes që i takon ish-klubit.

Ndryshe, që nga kalimi te klubit kroat në vitin 2018, Sahiti ka luajtur 121 ndeshje për ekipin e parë, ka shënuar 18 dhe ka asistuar 16 gola, teksa ka fituar dy herë Kupën e Kroacisë.

9
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Gusht, 2024 20:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?