Entoni Xhoshua kërkon të unifikon titujt në peshat e rënda

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 20:10 Përditësuar

Entoni Xhoshua kërkon të unifikon titujt në peshat e rënda

Boksieri britanik Entoni Xhoshua nuk heq dorë nga misioni i tij për t’u shpallur sërish kampion bote në peshën e rëndë. Ai synon të duelojë vitin tjetër me fituesin që do të dalë nga revanshi mes Oleksandr Usyk e Tajson Fjuri. Por, Xhoshua ka një “detyrë” tjetër për të kryer para se të mbërrijë tek ajo sfidë. Ai do të përballet me Daniel Dubuan për titullin vakant “IBF” më 21 shtator. Ndërsa Usyk dhe Fjuri do të luftojnë mes tyre për titujt VBA, VBO dhe VBC më 21 dhjetor.

“Xhoshua kundër Tajson Fjuri në fillim të vitit 2025 është sfida që ne kemi përgjegjësinë për të ofruar dhe ne nuk largohemi nga përgjegjësitë tona”, tha për Sky Sports promotori i njohur i boksit Edi Hern, njëkohësisht menaxheri I Xhoshua.

Sipas tij, derbi britanik mes Xhoshua e Fjurit ende mund të organizohet, edhe nëse Oleksandr Usyk do të fitonte revanshin e tij me Fjurin në dhjetor.

“Mendoj se është e gjitha detyra jonë. Ne duhet të vazhdojmë të ofrojmë produktin më të mire. Duhet ta bëjmë atë sfidë. Unë personalisht mendoj se Usyk mund Fjuri në revansh. Është më e lehtë të bëhet nëse Fjuri mund Usyk, sepse atëherë nëse Xhoshua ka mundur  Dubua. Në këtë rast, do të zhvillohet sfida e unifikimit të titujve kampionë”, tha Hern.

“Usyk është një kampion bote i klasit të lartë, por nuk ka tërheqjen komerciale të Tajson Fjurit. Pra, çfarëdo që të ndodhë në Fury-Usyk ende duke supozuar se AJ ka fituar ndaj Dubua, sfida mes dy boksierëve britanike mbetet përballja më e madhe në botë”, u shpreh Edi Hern.

“Është dueli që bota po pret. Nuk ka një vend mjaft të madh për të vënë në skenë numrin e njerëzve që do të donin të merrnin pjesë. Do të jetë kolosale. Këta njerëz duan të fitojnë dhe duan një trashëgimi. Nuk mendoj se Anthony Joshua do të flerë derisa të jetë kampion i padiskutueshëm i botës”, tha Hern.

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Gusht, 2024 20:10 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?