Gashi: Presim që të zbardhet dilema për Marrëveshjen e Prespës

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 21:15

Gashi: Presim që të zbardhet dilema për Marrëveshjen e Prespës

Do të duhet të ulemi dhe të diskutojmë nëse kjo përbën shkelje të Marrëveshjes së Prespës apo jo. Me sa dimë dhe kemi biseduar me VMRO-DPMNE-në për këtë temë, ata duan të respektojnë edhe Marrëveshjen e Prespës. Është një akt i përfunduar – thotë një nga liderët e koalicionit “VLEN” pas reagimeve nga Athina dhe Brukseli për mënyrën se si presidentja e re e bëri betimin, përcjell FLAKA.

Lideri i Alternativës nga koalicioni “VLEN”, Afrim Gashi, në një intervistë për “360 gradë” në MRT 1, thotë se emocionet e zgjedhjeve duhet lënë anash, duke folur për betimin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova e cila nuk e përdori emrin kushtetues të shtetit gjatë aktit ceremonial në Kuvend. Sipas Gashit, ajo ka të drejtën e mendimit të saj, por kur të kryejë pozitën për të cilën është zgjedhur, duhet ta përdor Maqedoninë e Veriut sepse, siç thotë ai, ka implikime për të gjithë vendin. Mirëpo është mirë që presidentja nënshkroi betimin ku shkruhet emri kushtetues i shtetit, tha ai.

Gashi: Do të duhet të ulemi dhe të diskutojmë nëse kjo është shkelje e Marrëveshjes së Prespës apo jo. Me sa dimë dhe kemi biseduar me VMRO-DPMNE-në për këtë temë, ata duan të respektojnë edhe Marrëveshjen e Prespës. Është një akt i përfunduar.

360°: Por nënkupton edhe përdorimin gojor të emrit kushtetues.

Gashi: Kjo do të jetë dilema për këtë temë. Ne si “Vlen” dhe unë personalisht do të përdorim emrin kushtetues dhe presim që kjo të zbardhet. Nëse ka interpretime të ndryshme, duhet të flasim me fqinjët tanë, të respektojmë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të vazhdojmë rrugën evropiane.

I pyetur se a është hapur kjo temë me VMRO-DPMNE-në në takimin e mbajtur këtë fundjavë, Gashi thotë se është biseduar për konceptin e ri të drejtimit të vendit dhe ka shprehur pritjen se do të pranohet Ohri, Prespa dhe marrëveshja me Bullgarinë.

“Mendoj se jemi në të njëjtën linjë. VMRO-DPMNE është parti serioze dhe e dinë se ajo që është ratifikuar nuk mund të kthehet mbrapsht. Por ata mendojnë se në pjesën e shprehjes verbale këtë e rregullon kontrata dhe është e lirë të interpretohet. Mendoj se kjo është një çështje që duhet sqaruar. Nuk mendoj se kemi nevojë për reagim histerik nga askush dhe duhet të respektojmë edhe marrëveshjet”, ka thënë Gashi.

Ai nuk pret veto nga Greqia, por sjellje racionale nga të gjitha anët, duke theksuar se shumica e obligimeve nga Marrëveshja e Prespës tashmë janë përmbushur.

“Ne nuk do të lejojmë që interpretimi i një anëtari të rrezikojë veton. Ne kemi paguar çmimin më të lartë për Marrëveshjen e Prespës, ndryshimin e emrit të shtetit. Kjo nuk i lëndoi vetëm maqedonasit, por preku çdo qytetar këtu. Por ne e kaluam atë dhe e paguam atë çmim. Tani duhet të marrim përfitimet e kësaj marrëveshjeje. Ne dhe VMRO-ja nuk kemi pikëpamje të njëjta për të gjitha çështjet, po të ishte kështu do të ishim e njëjta parti dhe në të njëjtin koalicion parazgjedhor”, shton Gashi. FLAKA

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 21:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?