Kacarska përfundoi mandatin në Kushtetuese, foli për të arriturat dhe kërcënimet ndaj saj

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 19:13

Kacarska përfundoi mandatin në Kushtetuese, foli për të arriturat dhe kërcënimet ndaj saj

Dobrilla Kacarska e përfundoi mandatin trevjeçar në krye të Gjykatës Kushtetuese. Foli për të arriturat e Gjykatës, por nuk la anash kërcënimet ndaj saj. Në lidhje me kërcënimin e fundit, ku në vendin e parkingut të saj, u gjet një thikë kuzhine dhe një krevat i improvizuar, Kacarska tha se ende nuk ka informata për rrjedhën e procedurës.

“Këto janë kërcënime të cilat i paraqita, por unë kam kërcënime disa vite më pas dhe nuk ka javë të kalojë dhe të mos kem ndonjë kërcënim. Kisha sulm fizik, u sulmova fizikisht, por asnjëherë më parë nuk paraqita, vlerësova se bëhet fjalë për raste të izoluara, nuk doja ta ngarkoj as opinionin e as organet e përndjekjes. Por, duke e pasur parasysh se u shpeshtuan, dhe nëse them në çdo të dytën apo të tretën ditë, përfundimisht vendosa të paraqes. A do të vazhdojnë këto kërcënime ose jo, unë këtë nuk mund t’ua them prej përpara”, deklaroi Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë mandatit të saj, Kushtetuesja u përball me mungesë të gjyqtarëve, për çka disa herë ajo e ftoi Kuvendin që të zgjedh gjykatësit me qëllim që të mundësohet puna e rregullt e Gjykatës.

“Arritën ta tejkalojmë çdo test të qëndrueshmërisë dhe paanshmërisë në Gjykatë dhe nuk u përkulëm në një prej sfidave më specifike të cilat i mban mend historia e Gjykatës Kushtetuese, a ajo është 17 muaj funksionim në buzë të kuorumit me 5 gjykatës, ndërkaq më pas pa një të drejtën e gjykatësve. Kjo është periudhë prej thuajse një të tretën e mandatit tim”, u shpreh Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Kacarska, gjatë mandatit të saj do të mbahet mend për kritikat ndaj ndryshimeve të Kodit Penal me të cilat u liruan nga akuza funksionarët që kanë abuzuar me pushtetin. Gjithashtu, ajo u ishte kundër iniciativës së ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga në lidhje me përfshirjen e përkatësisë etnike në certifikatat e lindjes me qëllim që të parandalohet manipulimi i kombësisë gjatë punësimit.

Kacarska u bë gjyqtare kushtetuese në nëntor të vitit 2020, ndërkaq kryetare e u zgjodh më 26 maj të vitit 2021. Ajo do të vazhdojë të shërbejë si gjyqtare kushtetuese deri në vitin 2030. Se kush do të ulet në vendin e Kacarskës, në krye të Kushtetueses pritet të mësohet nesër. Sipas procedurës, për kryetar zgjedhjet njëri prej gjykatësve aktual kushtetuese. Votimi bëhet në mënyrë të fshehtë, ndërkaq, kryetari duhet të marrë dy të tretat e votave. Gjykatësit të cilët kanë të drejtë kandidimi janë Naser Ajdari, Osman Kadriu, Darko Kostadinovski, Fatmir Skenderi, Tatjana Vasic Bozadzieva, Elizabeta Dukovska, Jadranka Daboviç Anastasovska dhe Ana Pavlovska Daneva. /Alsat.mk

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 19:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?