Kosova U17 në konkurrencën e vajzave mposht Malin e Zi me rezultat bindës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 20:45

Kosova U17 në konkurrencën e vajzave mposht Malin e Zi me rezultat bindës

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave e ka mposhtur Malin e Zi, me rezultat 5-0, në miqësoren e parë të zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali.

Të përzgjedhurat e Sanije Krasniqit e dominuan lojën dhe qysh në pjesën e parë krijuan epërsi prej katër golash. Serinë e golave e nisi Olsa Maqastena, në minutën e 3-të.

Me të njëjtën dinamikë Kosova e vazhdoi lojën, ku në minutën e shtatë, Loela Ahmeti shtoi epërsinë në 2-0.

Dardanet, të motivuara maksimalisht, konkretizuan thuajse çdo rast në pjesën e parë. Në minutën e 16-të, Krenare Kelmendi ngriti epërsinë në 3-0.

Mbrojtja e Malit të Zi nuk i rezistoi as sulmit të radhës të Olsa Maqastenës, e cila me golin e saj në minutën 35 bëri që pjesa e parë të përmbyllej me rezultat të thellë 4-0.

Kosova, e cila në këtë ndeshje u paraqit vetëm me futbolliste nga kampionati vendor, nuk i la shpresë Malit të Zi për ta ndryshuar rezultatin as në pjesën e dytë.

Madje, në minutën e 69-të ishte sërish Krenare Kelmendi, e cila e gjeti rrugën e rrjetës për të vendosur rezultatin përfundimtar 5-0.

Ndeshja e dytë miqësore zhvillohet të premten nga ora 10:30, po ashtu në Kampin Nacional në Hajvali.

Këto dy miqësore i shërbejnë përzgjedhëses Krasniqi për ta përgatitur sa më mirë ekipin për ndeshjet kualifikuese që zhvillohen në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit në Shqipëri. Kosova është në grup me Shqipërinë dhe Izraelin. /Telegrafi/ 

12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 20:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
12
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?