Levandovski e nis mirë te Barcelona, më e mira në 5 vitet e fundit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 20:17

Levandovski e nis mirë te Barcelona, më e mira në 5 vitet e fundit

Për të dytën ndeshje radhazi ai ishte vendimtar me golin e tij për t’i dhënë fitoren Barçës. Pas dy golave kundër Valencias në javën e parë, ai shënoi golin vendimtar në suksesin kundër Bilbaos (2-1). Pa harruar faktin se ndaj baskëve, polaku ka qenë i pafat në dy raste, teksa është ndalur nga shtylla. Tre gola në dy ndeshje që ftojnë optimizëm me atë që do të vijë në këtë sezon.

Këta tre gola në dy javët e para të La Liga-s janë fillimi më i mirë i Levandovskit në tri sezonet e tij si lojtar i Barçës.

Por ato gjithashtu përmirësojnë rekordet e dy sezoneve të mëparshme me Bajernin e Munihut. Në sezonin e tij të parë si lojtar i Barcelonës në atë 2022- 2023, polaku shënoi dy gola në dy ndeshjet e para të kampionatit falë dygolëshit të tij kundër Sosiedadit, ndërsa në sezonin e kaluar nuk shënoi asnjë gol në dy ndeshjet e para në la Liga.

Me Bajernin, Levandovski shënoi dy gola në dy ndeshjet e para të Bundesligës 2021-2022, me golat kundër Mënçengladbahut dhe Këlnit.

Në sezonin 2020-2021, Leva pati vitin e tij më të mirë në nivelin e realizimeve me 41 gola në 29 ndeshje në Bundesligë, por shënoi vetëm një gol në dy javët e para të kampionatit. Në atë sezon ai ishte nën komandën e Hansi Flik, i cili pas fitores kundër Bilbaos, nuk ngurroi ta vlerësonte sulmuesin si një nga arkitektët e mëdhenj të fitores.

“Ai është një golashënues, një golashënues i lindur dhe goli i tij na ka dhënë tre pikë dhe fitoren. Roberti është shumë profesionist, ai e merr shumë seriozisht çështjen e gjendjes fizike, është çështje trupi, jo moshe”, tha Flik.

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 20:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?