Mehmedi: Shaqiri, transferimi më i madh në vitët e fundit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 20:18

Mehmedi: Shaqiri, transferimi më i madh në vitët e fundit

Ish-sulmuesi i Zvicrës, Admir Mehmedi, e ka vlerësuar shumë lart kthimin e Xherdan Shaqirit te Baseli. 32-vjeçari është kthyer në klubin e fëmijërisë pas karrierës shumë të suksesshme, ndwrsa së fundi ishte në SHBA te Çikago. Të gjitha fanellat e Shaqirit të vëna në shitje nga Baseli janë shitur menjëherë, ndërsa entuziazmi te tifozët e Baselit është në maksimum. Shaqiri luajti të dielën ndeshjen e parë për Baselin pas kthimit dhe impresionoi.

“Është transferimi më i madh në vjetët e fundit, nëse jo transferimi më i madh në histori të Superligës”, ka thënë Mehmedi, që tani është i angazhuar si ekspert i futbollit në “bluewin.ch”.

Ai ka lavdëruar drejtuesit e Baselit që ia dolën të angazhojnë Shaqirin.

“Kthimi i tij është gjë shumë e madhe për futbollin e Zvicrës,  për tifozët dhe për gjithë ligën”, ka  thënë Mehmedi.

Mehmedi dikur ka ndarë dhomën me Xherdan Shaqirin. Të dy ishin shumë të rëndësishëm te Zvicra. Mehmedi thotë se Shaqiri ka pasur edhe oferta tjera. Ai ka folur edhe për Xherdanin si person. Ka thënë se qëndron fuqishëm me këmbë në tokë.

“Xherdani është shumë i këndshëm dhe shumë qesharak. Është shumë, shumë mirë që nuk ka ndryshuar me kalimin e viteve. E kam takuar së fundi pas Evropianit dhe ai është i njëjti Shaq që ishte”, ka thënë Mehmedi.

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 20:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?