Nga sot vijon të rrjedhë afati dhjetëditor për formimin e Qeverisë

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 19:04

Nga sot vijon të rrjedhë afati dhjetëditor për formimin e Qeverisë

Nga sot vijon të rrjedhë afati dhjetëditor për dhënien e mandatit partisë ose partive që kanë shumicën në Kuvend për formimin e qeverisë së re. Deri tani, nuk ka njoftim nga kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova se kur do t’i japë mandatin kreut të opozitës së deritanishme Hristijan Mickoski pasi një shumicë e re u konfirmua me deputetët që votuan zgjedhjen e kreut të ri në Kuvend.

Pas dhënies së mandatit, Mickoski do të ketë njëzet ditë afat për të prezantuar para deputetëve kabinetin e tij qeveritar si dhe programin e qeverisë së ardhshme.

Sipas paralajmërimeve, mandatari i ardhshëm nuk planifikon të shfrytëzojë në maksimum afatet dhe qeveria e re mund të jetë e votuar deri më 20 qershor.

Një marrëveshje mes VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it është pothuajse e konfirmuar kurse palët flasin hapur se negociatat janë në fazën e caktimit të posteve të eshalonit të dytë dhe të tretë si dhe të harmonizimit të programit.

Sipas kësaj marrëveshje e cila akoma është jozyrtare, VLEN-it do të t’i takojnë gjashtë ministra, njëri prej të cilëve do të jetë edhe zv/kryeministër i parë, si dhe shtatë zv.ministra. VLEN nuk e mohoi dhe as nuk e konfirmoi edhe informacionin që do t’i takojnë edhe rreth 400 drejtori.

Nga ana tjetër, ZNAM pritet të marrë dy poste ministrore por është akoma e paqartë sa zv/ministra dhe drejtori do të ndahen për partinë e Maksim Dimitrievski. /Alsat.mk

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 19:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?